KODI I ETIKËS PËR INSTITUCIONET E ARSIMIT TË LARTË: REKOMANDIME PËR MINISTRINË E ARSIMIT, SHKENCËS DHE TEKNOLOGJISË NË KOSOVË*

MODEL I KODIT TË ETIKËS PËR STUDENTË (VERSIONI I PLOTË)

Hyrje

Qëllimi i këtij dokumenti është që të ofrojë një kornizë të modelit të kodit për sjellje etike të studentëve në institucionet e arsimit të lartë. Rekomandimet në këtë kod model duhet të reflektohen në statutet e brendshme, rregullat dhe procedurat e institucioneve respektive. Ato bazohen në punën e projektit të Unionit Europian dhe Këshillit të Evropës ‘Përforcimi i integritetit dhe luftimi i korrupsionit në Arsimin e Lartë.

Principet

Studentët e pranuar në institucionet e arsimit të lartë në bazë të dispozitave të ligjit mbi arsimin e lartë pritet që të sillen në përpthije me principet e përgjithshme të dala nga burimet ndërkombëtare në vijim:


ü  Integriteti;

ü  Ndershmëria;

ü  E vërteta;

ü  Transparenca;

ü  Respekti për të tjerët;

ü  Besimi;

ü  Llogaridhënia;

ü  Trajtimi i drejtë;

ü  Drejtësia dhe drejtësia shoqërore;

ü  Vetëmohimi;

ü  Objektiviteti;

ü  Sinqeriteti;

ü  Liria Akademike

ü   


Këto aplikohen në raportin e tyre me (i) organin qeverisës, menaxhmentin, personelin akademik dhe atë mbështetës si dhe organet e tjera të institucioneve, (ii) studentëve të tjerë. Poashtu, personat të cilët synojnë të studiojnë kanë të drejtë të presin që menaxhmenti dhe personeli i institucionit veprojnë drejtë në procedurën e pranimeve, bazuar në legjislacionin në fuqi, rregullat e institucionit dhe principet etike tëdefinuara në kdet e tjera. Poashtu, standarded e sjelljes etike të studentëve priten nga secili person që i përfaqëson, duke përfshirë prindërit dhe personat me status të ngjashëm.

Modeli i kodit dhe rregullat kryesore

Si rrjedhojë e këtyre principeve, secili institucion i arsimit të lartë duhet t`i adoptojë dhe publikojë rregullat që qeverisin (i) sjelljesn duke përfshirë disciplinën, integritetin akademik duke përfshirë sanksionet; (ii) pranimet, programet e studimit, providmet dhe teste; (iii) procedurat e ankimit. Si minimum, këto rregulla duhet të përfshijnë principet e lartshënuara dhe të jepen sanskionet për mosbindje, nëpërputhshmëri me legjsilacionin në fuqi. Në veçanti, studentët:

·      Në raport me cilin do person apo grup në kuadër përbrenda apo jashtë institucionit, nuk duhet t`u ofrojnë apo të pranojnë mito apo cfarëdo favori tjetër të paligjshëm, apo të kërkojnëapo pranojnë cfarëdo favori tjetër personal, i cili mund të ketë ndikim nëstudimet e tyre, apo të ketë ndikim tek tëtjerët në punën e tyre, dhe duhet që menjëherë tëta raportojnë cfarëdo përpjekje tëkërkimit të mitos apo favoreve personale tek autoritetet relevante të definuara në rregullat e institucionit;

·      Nuk duhet t`i keqpërodin burimet e institucionit, apo informatat personale apo komerciale në dispozicion, përfshirë këtu edhe pronësinë intelektuale, për përfitime personale apo të ndonjë personi apo grupi tjetër;

·      Duhet të sillen ndaj bordit drejtues, menaxherëve, personelit akademik dhe përkrahës si dhe studentëëe të tjerë në mënyre të respektueshme, duke i respektuar principet e lartpërmendura dhe duke u kontribuar pozitivisht dhe me qasje konstruktive punës akademike të institucionit;

·      Gjatë pjesëmarjes në aktivitete studimore apo kërkimore, nuk duhet të bëjnë plagjiaturë sic është e definuar në rregullat e institucionit, të mos citojnë apo të mos e atribuojnë punën e të tjerëve, t`a adoptojnë punën e të tjerëve si punën e tyre, apo të falsifikojnë rezultate, dhe duhet t`i respektojnë principet etike në raport me mbrojtjen e të dhënave personale dhe principeve të tjera specifike të fushave specifike të lëndëve në bazë të rregullave të institucionit (për shembull në shkencat e mjeksësisë apo veterinës, dhe kërkime sociologjike);

·      Gjatë pjesëmarrjes në provim apo form tjetër të tesimit, nuk duhet të mashtrojnë, të kopjojnë punën e të tjerëve individualisht po si pjesë e grupit, apo të synojnë të përfitojnë duke ofruar cfarëdo forme të incentivës, apo me vetëdije të lejojnë personat e tjerë të ofrojnë incentiva në emër të tyre; 

·      Kanë të drejtë të raportojnë cfarëdo dyshimi rreth mospërputhjes me legjislacionin në fuqi apo me principet etike relevante të autoritetit, në mënyrë konfidenciale pa pasoja personale.

Regullat e ndërlidhura

Përveç rregullave kryesore të shënuara më lartë, rregullat e tjera duhet të adoptohen apo rregullat ekzistuese të adaptuara në bazë të principeve të lartshënuara, në përputhje me legjislacionin në fuqi dhe me statutin e institucionit.



* Ky përcaktim nuk paragjykon pozitën mbi statutin dhe është në përputhje me rezolutën 1244 dhe opinionin e GjND mbi deklaratën e pavarësisë së Kosovës opinion on the Kosovo Declaration of Independence.