Sesioni i 29-të
Strasburg, 20-22 tetor 2015
Vëzhgimi i zgjedhjeve vendore në Shqipëri
(21 qershor 2015)
Rezoluta 388 (2015)[1]
1. Në vijim të vëzhgimit të zgjedhjeve vendore të organizuara në Shqipëri më 21 qershor 2015 nga Kongresi i Autoriteteve Lokale dhe Rajonale mbështetur në ftesën e Ministrit të Shtetit për Qeverisjen Vendore të Shqipërisë, Kongresi, mbështetur në:
a. Nenin 2 të Rezolutës Statutore CM/Res (2011)2 të Komitetit të Ministrave, i cili thotë se Kongresi i Autoriteteve Lokale dhe Rajonale të Këshillit të Evropës përgatit rregullisht raporte për situatën e demokracisë lokale dhe rajonale në të gjitha shtetet anëtare dhe shtetet kandidate dhe se ai përgatit raporte dhe rekomandime pas vëzhgimit të zgjedhjeve lokale dhe/ose rajonale;
b. Rezolutën 307 (2010)REV për procedurat për monitorimin e detyrimeve dhe angazhimeve të marra përsipër nga Këshilli i Evropës dhe shtetet anëtare nëpërmjet ratifikimin prej tyre të Kartës Evropiane për Vetëqeverisjen Lokale;
c. Rezolutën e Kongresit 306(2010)REV për vëzhgimin e zgjedhjeve lokale dhe rajonale – strategjitë dhe rregullat e Kongresit;
d. Rezolutën e Kongresit 353(2013)REV për postmonitorimin dhe postvëzhgimin e zgjedhjeve nga Kongresi: zhvillimi i dialogut politik;
e. Rregulloren e rishikuar të Kongresit;[2]
f. parimet e parashikuara në Kartën Evropiane të Vetëqeverisjes Lokale (ETS Nr. 122), e cila është ratifikuar nga Shqipëria më 4 prill 2000.
2. Kongresi thekson faktin se zgjedhjet e vërteta demokratike lokale dhe rajonale janë pjesë e procesit për krijimin dhe ruajtjen e qeverisjes demokratike dhe vëzhgimi i pjesëmarrjes politike në nivelin e territorit është element kyç i rolit të Kongresit si rojtar i demokracinë në nivelin lokal dhe rajonal.
3. Ai e mirëpret raportin për vëzhgimin e zgjedhjeve lokale të organizuara në Shqipëri më 21 qershor 2015 ku thuhet se është arritur progres krahasuar me zgjedhjet e mëparshme, veçanërisht lidhur me mjedisin e përgjithshëm të fushatës dhe fazën menjëherë pas zgjedhjeve, gjatë së cilës partitë dhe koalicionet politike përgjithësisht iu shmangën pjesëmarrjes në mosmarrëveshje të dhunshme. Votuesve ju ofruan një mori kandidatësh, përfshirë dhe kërkesën për kuotën 50 përqind për kandidatet femra dhe përgjithësisht janë respektuar liritë themelore të mbledhjes dhe shprehjes. Kongresi aprovon edhe vlerësimin bazë të raportit sipas të cilit kërkohen përmirësime të mëtejshme të kuadrit ligjor të zgjedhjeve, veçanërisht depotilizimi dhe profesionalizmi i të gjithë menaxhimit elektoral.
4. Duke marrë parasysh çështjet e sjella në vëmendjen e Kongresit nga Kryetari i Partisë Demokratike dhe vendimin e Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë, më 15 dhjetor 2014, e cila e rrëzoi apelin e ngritur nga një grup parlamentar i Partisë Demokratike kundër Ligjit nr. 115/2014 “Për ndarjen administrativo-territoriale të njësive të qeverisjes vendore në Republikën e Shqipërisë”, Kongresi:
a. e fton Komitetin e Monitorimit të ndërmarrë, sa më shpejt të jetë e mundur, një mision faktmbledhës në Shqipëri, në kuadër të dialogut postzgjedhor të Kongresit dhe mekanizmit të tij për të vlerësuar situatën e demokracisë lokale dhe rajonale përkundrejt sfondit të zbatimit të reformës administrativo-territoriale në pasojat e zgjedhjeve lokale të vitit 2015;
b. kërkon që, në veçanti, të hetohen pretendimet për manipulim zgjedhjesh dhe keqshpërndarje të mandateve, të dëgjuara nga delegacioni i Kongresit që ka vëzhguar zgjedhjet vendore më 21 qershor 201.
5. Sugjeron që, mbështetur në misionin faktmbledhës, të shqyrtohet përshtatshmëria e një vizite të re monitoruese në Shqipëri.
[1]E debatuar dhe miratuar nga Dhoma e Autoriteteve Lokale më 21 tetor 2015 dhe miratuar nga Kongresi më 22 tetor 2015, sesioni i 3të (shih dokumentin CPL/2015(29)2FINAL, memorandum shpjegues), raportues: Stewart DICKSON, Mbretëria e Bashkuar (L, ILDG).
[2] CG/BUR/2015(28)26