Strasburg, 7 Dhjetor 2016
CEPEJ(2016)5
KOMISIONI EUROPIAN PËR EFICENCËN NË DREJTËSI
(CEPEJ)
Drejt Afateve Europiane
për Procedurat Gjyqësore
Udhëzuesi për zbatimin
Miratuar në takimin e 28-të plenar të CEPEJ, më 7 Dhjetor 2016
Dokumenti është përgatitur bazuar mbi një punë përgatitore nga Grupi Drejtues i Qendrës SATURN, mbështetur në punën e Marco FABRI, Ekspert Shkencor (Itali)
PËRMBAJTJA
1.1. Metoda e përdorur për të përpunuar Afatin Kohor
1.2. objektivat kryesorë dhe perspektivat për zhvillim
2. përshkrimi i afateve kohore
3. Metodologjia për zbatimin e afateve kohore
3.1. hapi 1: Diagnostikimi i situatës aktuale
3.2. hapi 2: Përcaktimi dhe zbatimi i afateve kohore
Aneks: Fleta kompjuterike në Excel e shkarkueshme nga faqja ueb e CEPEJ-it
Siç dihet, neni 6 i Konventës Europiane për të Drejtat e Njeriut parashikon se “çdo person ka të drejtë që çështja e tij të dëgjohet drejtësisht dhe publikisht brenda një afati të arsyeshëm”.
Ky objektiv duhet të ndiqet përgjatë zhvillimit të mjeteve, politikave, procedurave dhe veprimeve nga vendimmarrësit, nga personeli i gjykatës, nga avokatët dhe gjatë bashkëpunimit me grupet e interesit.
Afatet kohore janë njëri prej këtyre mjeteve. Afatet kohore nuk janë zgjidhja për uljen e kohëzgjatjes së procedurave gjyqësore, por kanë rezultuar të jenë një mjet i dobishëm për vlerësimin e funksionimit dhe për politikat e gjykatës, dhe më pas për përmirësimin e shpejtësisë së një çështje gjyqësore.
Afatet kohore mund të konsiderohen si mjete operacionale, sepse janë objektiva konkretë për të matur se deri në çfarë mase secila gjykatë, dhe më në përgjithësi administrata e drejtësisë, ndjek afatet kohore të shqyrtimit të çështjes, dhe më pas parimin për gjykim të drejtë brenda një kohe të arsyeshme të parashikuar nga Konventa Europiane për të Drejtat Njeriut.
Përcaktimi i Afateve Kohore është një hap thelbësor për të filluar matjen dhe krahasimin e realizimit të shqyrtimit të çështjes dhe për të përcaktuar më mirë konceptin “Çështjet e prapambetura (Backlog)”, të cilat janë një numër ose përqindje çështjesh të filluara, të cilat nuk përfundohen në afatin kohor të përcaktuar ose të planifikuar.
Ju lutemi, vini re se në këtë punim, termat e mëposhtëm kanë këtë kuptim:
Ngarkesa e punës – është e gjithë puna e mbuluar nga një gjykatë ose nga gjyqtar. Është shuma e të gjitha aktiviteteve të realizuara nga një gjykatë ose nga një gjyqtar (p.sh.: ngarkesa me çështje, detyrat menaxhuese, çdo aktivitet tjetër i cili është pjesë e punës së gjykatës ose të gjyqtarit).
Ngarkesa me çështje – është numri i çështjeve, të cilat mbulohen nga një gjykatë ose gjyqtar në një kohë të caktuar (p.sh.: Çështjet e filluara nga data 1 Janar).
Çështjet e filluara − është numri i çështjeve të cilat duhet të mbulohen ende nga një gjykatë ose gjyqtar në një kohë të caktuar (p.sh.: çështjet e filluara nga 1 janari).
Afati kohor – është periudha kohore brenda së cilës duhet të zgjidhen një numër ose një përqindje e caktuar çështjesh, duke marrë në konsideratë vjetërsinë e çështjeve të filluara. Afatet kohore janë një mjet administrimi, të cilat mund të përcaktohen nga autoritetet qendrore (p.sh.: Këshilli Gjyqësor, Gjykata e Lartë, Ministria e Drejtësisë, Parlamenti) dhe/ose nga gjykatat. Afatet kohore nuk duhet të ngatërrohen me afatin përfundimtar procedural ose afatet kohore, të cilat u referohen çështjeve të vetme. Afati përfundimtar procedural ose afatet kohore zakonisht përcaktohen nga ligji procedural dhe parashikojnë që një veprim duhet të ndodh në një kohë të caktuar, ose do të ketë pasoja ligjore.
Çështje të prapambetura – është numri ose përqindja e çështjeve të pazgjidhura brenda një afati kohor të përcaktuar. Për shembull, nëse afati kohor është përcaktuar për 24 muaj për të gjitha procedimet civile, çështjet e prapambetura janë numri i çështjeve të filluara, të cilat kanë një vjetërsi më të madhe se 24 muaj.
Afati kohor përcaktohet jo vetëm për tre fushat kryesore (civile, penale, administrative), por në mënyrë progresive ai përcaktohet për “Kategoritë e ndryshme të çështjeve” të mbuluara nga gjykata. Afati kohor duhet të përshtatet me secilën kategori çështjesh (p.sh.: çështjet familjare, falimentimet, çështjet e punës, etj.) si dhe me rrethanat lokale, në varësi të problematikave procedurale, burimeve të mundshme dhe mjedisit ligjor.
Megjithatë, një e dhënë europiane është një udhërrëfyes themelor për të përcaktuar afatin kohor në nivele kombëtare dhe lokale, si dhe për të filluar krijimin e një vizioni të përgjithshëm pritshmërish të përbashkëta nëpër Europë.
Është e rëndësishme të theksohet fakti se treguesit dhe objektivat sasior janë thjesht një pamje e përgjithshme e funksionimit të gjykatave dhe të qëllimeve që synohen të arrihen. Burimet e përshtatshme të gjykatave, politikat efikase, rregullat dhe praktikat e mira procedurale, përkushtimi dhe veprimet konkrete, janë të nevojshme për t’i arritur këto qëllime.
Gjithashtu, kohëzgjatja e procedimeve gjyqësore është ajo kohëzgjatje e cila mund të përkufizohet si një “triologji” qëllimesh për sistemet gjyqësore, funksionimi i të cilave duhet të jetë: i drejtë, i përballueshëm dhe në një kohë të arsyeshme.
Metoda e përdorur për të përpunuar afatin kohor
Afati Kohor i propozuar këtu është rezultat i procesit të realizuar në hapat e mëposhtëm: a) analiza e literaturës për afatin kohor gjyqësor; b) praktika gjyqësore e Gjykatave Europiane për të Drejtat e Njeriut; c) mbledhja e të dhënave dhe analiza e dy studimeve, të cilat iu paraqitën si Korrespondentëve Kombëtarë ashtu edhe Gjykatave Pilote të CEPEJ-it; d) diskutimi i Afateve Kohore të propozuara gjatë takimeve të Gjykatave Pilote të CEPEJ në vitin 2014, 2015, 2016 dhe në takimin plenar të CEPEJ në Dhjetor 2015 dhe Qershor 2016.
Rezultati i këtij procesi janë katër njësitë e afateve kohore (A, B, C, D), të cilat marrin në konsideratë variacionin e madh të situatave në Shtetet anëtare.
Bazuar në të dhënat në dispozicion, kemi dijeni se disa vende nuk do të mund të përmbushin Afatet Kohore të propozuara, ndërsa disa të tjera ndoshta do të munden të bëjnë edhe më mirë.
Këto katër Afate Kohore mund të përdoren si një referencë bazë. Çdo vend ose gjykatë ftohet të përcaktojë Afatet e saj Kohore për secilën gjykatë dhe kategori çështjesh.
Afatet Kohore të njëjta ose të ndryshme duhet të zbatohen për secilën shkallë të të gjithë procesit (Gjykata e Shkallës së Parë, Gjykata e Apelit, Gjykata e Lartë). Për shembull, Afati Kohor D mund të jetë realist dhe të përcaktohet për gjykatat e shkallës së parë, të paktën si pikënisje, ndërsa Afati Kohor A mund të përdoret në Gjykatat e Larta.
Ne besojmë se këto Afate Kohore janë një kompromis pragmatik i situatave dhe konteksteve shumë të ndryshme të një sërë Shtetesh anëtare. Ato duhen konsideruar si objektiva të cilat duhen arritur në mënyrë progresive, hap pas hapi, nga të gjitha Shtetet anëtare, edhe duke marrë parasysh nevojën për të promovuar shërbimet e drejtësisë dhe një kohëzgjatje të ngjashme të procedimeve gjyqësore, mjaft të ngjashme nëpër Europë.
Një gjë e tillë parashikon se objektivi i përgjithshëm për të gjitha Shtetet Anëtare të Këshillit të Europës është se ato duhet të arrijnë Afatin Kohor A për të gjitha procedimet, me një qasje progresive, për shembull me anë të Afatit Kohor B dhe C.
Megjithatë, Afatet Kohore të propozuara duhet të konsiderohen si një shembull i veçantë i farit europian për Shtetet Anëtare, të cilat më pas do të duhet të miratojnë Afatet e tyre Kohore në nivel kombëtar, rrethi dhe gjykate, bazuar në kontekste të ndryshëm.
Gjithashtu, duhet nënvizuar fakti se Afatet Kohore të propozuara janë mjete menaxhimi, të cilat mbulojnë ngarkesën e grumbulluar me çështje të një gjykate ose të një sistemi gjyqësor.
Për këtë arsye, ato nuk mendohen të konsiderohen sidoqoftë si një masë mbrojtëse për të shmangur një dënim të Gjykatës Europiane të të Drejtave të Njeriut.
Klauzola për kohë të arsyeshme, parashikuar në nenin 6, është e zbatueshme në kontekstin e çështjeve individuale. Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut (GJEDNJ) është institucioni me autoritetin themelor për të vlerësuar nëse një çështje ka shkelur nenin 6 të Konventës Europiane për të Drejtat e Njeriut.
Njësia e parë e Afateve Kohore synohet të zbatohet për tre “familjet” e mëdha të çështjeve (civile, penale dhe administrative). Në të ardhmen, parashikohet se do të formulohen. Afatet Kohore për kategori të ndryshme çështjesh brenda këtyre familjeve të mëdha.
Në këtë fazë, Afatet Kohore të propozuara këtu nuk marrin në konsideratë procedurën e zbatimit, për shkak të kompleksitetit dhe larmisë së saj në vende të ndryshme. Megjithatë, duhet të vlerësohet fakti se praktika gjyqësore e GJEDNJ-së përfshin fazën zbatuese në vlerësimin e kohëzgjatjes së tepërt të procedimeve gjyqësore.
Po kështu, Afatet Kohore, të cilat mbulojnë çështjet penale nuk marrin në konsideratë fazën hetuese ose “paragjyqësore”, por kufizohen në shqyrtimin e çështjes kur ajo regjistrohet në gjykatë. Megjithatë, duhet të kuptohet se praktika gjyqësore e GJEDNJ-së përfshin fazën hetuese në vlerësimin e kohëzgjatjes së procedurave gjyqësore.
Për këtë arsye, për këto afate kohore, data e fillimit e secilës çështje duhet të jetë dita në të cilën çështja është regjistruar në gjykatë, ndërkohë çështjet mund të përcaktohen si të pushuara ose të zgjidhura, kur gjykata ka marrë një “vendim të formës së prerë”, që do të thotë se çështja ka përfunduar.
Në çështjet civile, ne propozuam të përjashtojmë nga numërimi të gjitha çështjet pa palë kundërshtare (jo gjyqësore) (p.sh.: “pagesa ose urdhrat e vendimeve gjyqësore”, kujdestaritë, etj.), të cilat zakonisht ndjekin një procedurë të caktuar me afate zgjidhjesh të ndryshme. Ne jemi në dijeni se kjo veçori nuk është gjithmonë e qartë në Shtete të ndryshme anëtare. U mbetet Shteteve Anëtare ta miratojnë ose jo këtë veçori.
Në secilin afat kohor merret në konsideratë kompleksiteti i çështjes, sipas sugjerimeve të jurisprudencës së Gjykatës Europiane të të Drejtave të Njeriut.
“Çështjet prioritare” supozohet të zgjidhen sa më shpejt të jetë e mundur. Ju lutemi, referohuni jurisprudencës së Gjykatës Europiane të të Drejtave të Njeriut, e cila i ka identifikuar këto “çështje prioritare”.
“Çështjet normale” zakonisht janë grupi i çështjeve të cilat mbulohen nga gjykata. Për arsye thjeshtësie, në këtë fazë, përllogaritja e përqindjes së çështjeve Prioritare është përfshirë tek “Çështjet Normale”. Kuptohet se secili Shtet Anëtar ose gjykatë mund të përcaktojë afatin e tij kohor për këto çështje.
Edhe gjykatat duhet të mbulojnë “çështjet shumë komplekse”, të cilat mund të kërkojnë kohë shtesë. Për këtë arsye, ekziston një Tolerancë në afat prej 5%-10% vetëm për çështjet shumë komplekse, të cilat nuk supozohen të përfshihen në Afatet kohore, të cilat përbëjnë 90%-95% të ngarkesës së gjykatës me çështje. Megjithatë, çështjet në këtë zonë tolerance duhet të marrin një vëmendje shumë të veçantë me synimin për të qenë brenda Afatit Kohor sa më shpejtë të jetë e mundur.
Vendimi për të përcaktuar një Tolerancë në afat me 5% ose 10%, i jepet çdo Shteti Anëtar ose gjykate, duke marrë në konsideratë përqindjen e çështjeve shumë komplekse të çështjeve të mbuluara prej tyre.
Siç është përmendur më sipër, është e drejta e gjykatave të zbatojnë Afate të ndryshme kohore për kategori të ndryshme çështjesh. Për shembull, një gjykatë duhet të jetë në gjendje të zbatojë Afatin kohor A për procedurat civile dhe Afatet kohore B për procedurat penale, dhe më pas Afatin kohor A për çështjet familjare, por Afatin kohor C për çështjet e falimentimit.
Afatet kohore janë mjete të ndryshueshme, të cilat duhet të përshtaten për secilin kontekst specifik.
Afatet kohore të propozuara janë treguese dhe nuk kanë forcë urdhëruese. Kryesisht, ato propozojnë një mjet, i cili mund të jetë i dobishëm për Shtetet, për t’i krijuar atyre mundësinë të përcaktojnë objektiva për të përmirësuar kohëzgjatjen e procedurave gjyqësore. Afatet kohore duhet të pranohen dhe të përshtaten sipas kontekstit kombëtar gjyqësor.
AFATI KOHOR A
Afati kohor A për çështjet civile me palë kundërshtare dhe çështjet administrative
90% ose 95% e të gjitha çështjeve civile me palë gjyqësore dhe çështjet administrative duhet të zgjidhen brenda 18 muajsh nga data e regjistrimit të tyre.
Toleranca në Afat
5% ose 10% e çështjeve shumë komplekse civile dhe administrative të filluara mund të jenë më të vjetra sesa 18 muaj nga data e regjistrimit të tyre.
Afati kohor A për çështjet penale
90% ose 95% e të gjitha çështjeve penale duhet të zgjidhen brenda 12 muajve që prej datës kur ato janë regjistruar.
Toleranca në afat
5% ose 10% e çështjeve shumë komplekse të filluara mund të jenë më të kenë vjetërsi më shumë se 12 muaj që prej datës së regjistrimit.
AFATI KOHOR B
Afati kohor B për çështjet civile pa palë kundërshtare dhe çështjet administrative
90% ose 95% e të gjitha çështjeve me palë kundërshtare dhe çështjeve administrative duhet të zgjidhen brenda 24 muajve nga data e regjistrimit të tyre.
Toleranca në afat
5% ose 10% e çështjeve të filluara civile ose administrative me palë kundërshtare shumë komplekse mund të kenë një vjetërsi më të madhe se 24 muaj nga data e regjistrimit të tyre.
Afati kohor B për çështjet penale
90% ose 95% e të gjitha çështjeve penale duhet të zgjidhen brenda 18 muajve nga data e regjistrimit të tyre.
Toleranca në afat
5% ose 10% e çështjeve penale të filluara shumë komplekse mund të kenë vjetërsi më të madhe se 18 muaj nga data e regjistrimit të tyre.
AFATI KOHOR C
Afati kohor C për çështjet civile me palë paditëse dhe çështjet administrative
90% ose 95% e të gjitha çështjeve civile me palë kundërshtare dhe e çështjeve administrative duhet të zgjidhen brenda 30 muajve nga data e regjistrimit të tyre.
Toleranca në afat
5% ose 10% e çështjeve civile me palë kundërshtare të filluara shumë komplekse dhe e çështjeve administrative mund të kenë një vjetërsi më të madhe se 30 muaj nga data e regjistrimit të tyre.
Afati kohor C për çështjet penale
90% ose 95% e të gjitha çështjeve penale duhet të zgjidhen brenda 24 muajve nga data e regjistrimit të tyre.
Toleranca në afat
5% ose 10% e çështjeve penale shumë komplekse të filluara mund të kenë vjetërsi më të madhe se 24 muaj nga data e regjistrimit të tyre.
AFATI KOHOR D
Afati kohor D për çështjet civile me palë paditëse dhe çështjet administrative
90% ose 95% e të gjitha çështjeve civile me palë kundërshtare dhe çështjeve administrative duhet të zgjidhen brenda 36 muajve nga data e regjistrimit të tyre.
Toleranca në afat
5% ose 10% e çështjeve civile me palë kundërshtare të filluara shumë komplekse dhe çështjeve administrative mund të kenë vjetërsi më të madhe se 36 muaj nga data e regjistrimit të tyre.
Afati kohor D për çështjet penale
90% ose 95% e të gjitha çështjeve penale duhet të zgjidhen brenda 30 muajve nga data e regjistrimit të tyre.
Toleranca në afat
5% ose 10% e çështjeve penale shumë komplekse të filluara mund të kenë vjetërsi më të madhe se 30 muaj nga data e regjistrimit të tyre.
TABELA PËRMBLEDHËSE E AFATEVE KOHORE
Çështjet civile dhe administrative me palë kundërshtuese |
Afati kohor |
Afati kohor |
Afati kohor |
Afati kohor |
Objektivi A |
Objektivi B |
Objektivi C |
Objektivi D |
|
Çështjet prioritare |
Të zgjidhura në 6 muaj |
Të zgjidhura në 12 muaj |
Të zgjidhura në 12 muaj |
Të zgjidhura në 12 muaj |
Çështjet normale + (çështjet prioritare) |
95%-90% |
95%-90% |
95%-90% |
95%-90% |
Të zgjidhura në 18 muaj |
Të zgjidhura në 24 muaj |
Të zgjidhura në 30 muaj |
Të zgjidhura në 36 muaj |
|
Çështjet komplekse (toleranca në afat) |
5%-10% |
5%-10% |
5%-10% |
5%-10% |
Çështjet e filluara me vjetërsi më të madhe sesa 18 muaj |
Çështjet e filluara me vjetërsi më të madhe sesa 24 muaj |
Çështjet e filluara me vjetërsi më të madhe sesa 30 muaj |
Çështjet e filluara me vjetërsi më të madhe sesa 36 muaj |
Çështjet Penale |
Afati kohor |
Afati kohor |
Afati kohor |
Afati kohor |
Objektivi A |
Objektivi B |
Objektivi C |
Objektivi D |
|
Çështjet prioritare |
Të zgjidhura në 63muaj |
Të zgjidhura në 6 muaj |
Të zgjidhura në 6 muaj |
Të zgjidhura në 6 muaj |
Çështjet normale + (çështjet prioritare) |
95%-90% |
95%-90% |
95%-90% |
95%-90% |
Të zgjidhura në 12 muaj |
Të zgjidhura në 18 muaj |
Të zgjidhura në 24 muaj |
Të zgjidhura në 30 muaj |
|
Çështjet komplekse (toleranca në afat) |
5%-10% |
5%-10% |
5%-10% |
5%-10% |
Çështjet e filluara me vjetërsi më të madhe sesa 12 muaj |
Çështjet e filluara me vjetërsi më të madhe sesa 18 muaj |
Çështjet e filluara me vjetërsi më të madhe sesa 24 muaj |
Çështjet e filluara me vjetërsi më të madhe sesa 30 muaj |
Materiali në vijim është një përshkrim i shkurtër i procesit konkret të nevojshëm për zbatimin e Afateve Kohore në gjykatë.
Ekzistojnë tre hapa kryesorë: 1) Diagnostikimi i situatës aktuale; 2) Afate kohore të përcaktuara për gjykatën; 3) Monitorimi i Afateve Kohore.
Më pas, bazuar në Monitorim, gjykata mund të përcaktojë një Afat tjetër kohor për të ardhmen (p.sh.: për vitin në vijim), duke u përpjekur të përmirësohet kundrejt Afatit Kohor A për të gjitha çështjet e saj.
Fillimisht, gjykata duhet të njohë situatën e saj në lidhje me kohëzgjatjet e procedurave për tipa të ndryshme çështjesh (civile, administrative dhe penale) dhe, nëse është e mundur, për kategori të ndryshme çështjesh, të cilat përbëjnë më së shumti ngarkesën me çështje të gjykatës (p.sh.: familjare, të punës, kontraktuale, etj.).
Ky diagnostikim duhet bërë për të paktën 3 (ose edhe më mirë për 5) vitet e fundit, për të pasur një imazh mjaft të qartë për ecurinë e çështjeve në gjykatë.
Shembulli më poshtë trajton çështjet civile, por tabela të ngjashme duhen plotësuar për çështjet administrative dhe penale, dhe më pas për kategoritë e çështjeve specifike brenda këtyre grupeve të mëdha.
Vjetërsia e çështjeve të filluara, në një datë të caktuar |
|||||||
Çështjet civile gjyqësore të filluara më [Data] |
|||||||
Çështje të filluara |
0-12 |
13-18 |
19-24 |
25-30 |
31-36 |
Mbi |
Çështje të filluara në total |
500 |
350 |
100 |
90 |
20 |
10 |
1070 |
|
Përqindja |
47 |
33 |
9 |
8 |
2 |
1 |
100 |
Kategoria e çështjeve ……… |
|||||||
Çështje të filluara |
0-12 |
13-18 |
19-24 |
25-30 |
31-36 |
Mbi |
Çështje të filluara në total |
250 |
80 |
20 |
30 |
10 |
0 |
390 |
|
Përqindje |
64 |
21 |
5 |
8 |
3 |
0 |
100 |
Kur gjykata është në dijeni të vjetërsisë së çështjeve të saj të filluara, për llojet e çështjeve (civile, administrative dhe penale), dhe mundësisht të dhëna të mëtejshme për kategori të caktuara çështjesh, është e mundur të zgjidhet një Afat Kohor i cili do të ndiqet në mënyrë realiste për vitin në vijim.
Afatet kohore të gjykatës mund të mos jenë gjithmonë menjëherë në përputhje me objektivat e përcaktuar nga ligji ose autoritetet gjyqësore më të larta (gjykata më e lartë, këshilli i lartë i drejtësisë, etj.). Në një rast të tillë, Afatet Kohore janë masa të ndërmjetme për të arritur Afatet Kohore më kërkuese të sipërpërmendura, ose kërkesat ligjore për kohëzgjatjen e procedurave.
Afate Kohore më specifike për kategorinë e çështjes mund të përcaktohen, nëse gjykata ka mundësi të zotërojë të dhëna për kategori specifike çështjesh.
Të paktën, në fund të çdo viti, gjykata duhet të krijojë tabelën e mëposhtme për të monitoruar nëse Afatet Kohore janë arritur ose jo. Do të ishte shumë e dobishme që situata të monitorohej jo vetëm në fund të vitit, por sa më shpejt të jetë e mundur, mundësisht çdo tre muaj. Në këtë mënyrë, do të ishte e mundur që të konstatoheshin problemet më herët dhe të merreshin masa (shih, veçanërisht udhëzimet e SATURN për menaxhimin e kohës gjyqësore) për arritjen e Afateve Kohore.
Tabela “Vjetërsia e çështjeve të filluara, në një datë të caktuar” duhet plotësuar vetëm në rreshtin “Çështjet e filluara”.
Përqindjet dhe backlog-u, i cili është përqindja e çështjeve të filluara, të cilat nuk janë zgjidhur brenda Afatit Kohor, përllogaritet automatikisht me anë të fletëve elektronike (Spreadsheet) bashkëngjitur.
Një numër negativ identifikon përqindjen e çështjeve, afatet e të cilave janë më të mira se Afatet Kohore të përcaktuara nga gjykata. Një gjë e tillë mund të ndihmojë në përcaktimin e një Afati Kohor më të mirë për vitin në vijim.
Nëse ka Backlog, duhen ndërmarrë politika dhe masa për ta shmangur atë, ose të paktën për ta zvogëluar atë.
Shembulli i mëposhtëm tregon se si funksionojnë Afatet Kohore dhe Backlog-u. Ne kemi bashkuar të dhënat me katër Afatet Kohore të propozuara.
Vjetërsia e çështjeve të filluara, në një datë të caktuar |
||||||||
Çështjet civile gjyqësore të filluara në [DATA] |
||||||||
Çështjet e filluara |
0-12 |
13-18 |
19-24 |
25-30 |
31-36 |
Over |
Total pending |
|
500 |
400 |
20 |
50 |
30 |
0 |
1000 |
||
Përqindja |
50 |
40 |
2 |
5 |
3 |
0 |
100 |
|
Afati Kohor A |
Backlog (Tolerancë në afat 5%) |
|||||||
Monitorimi |
5 |
|||||||
Afati Kohor A |
Backlog (Tolerancë në afat 10%) |
|||||||
Monitorimi |
0 |
|||||||
Afati Kohor B |
Backlog (Tolerancë në afat 5%) |
|||||||
Monitorimi |
3 |
|||||||
Afati Kohor B |
Backlog (Tolerancë në afat 10%) |
|||||||
Monitorimi |
-2 |
|||||||
Afati Kohor C |
Backlog (Tolerancë në afat 5%) |
|||||||
Monitorimi |
-2 |
|||||||
Afati Kohor C |
Backlog (Tolerancë në afat 10%) |
|||||||
Monitorimi |
-7 |
|||||||
Afati Kohor D |
Backlog (Tolerancë në afat 5%) |
|||||||
Monitorimi |
-5 |
|||||||
Afati Kohor D |
Backlog (Tolerancë në afat 10%) |
|||||||
Monitorimi |
-10 |
|||||||
Siç tregohet në tabelë:
Afati Kohor A arrihet nëse zona e Tolerancës në afat (çështjet komplekse) përcaktohet në 10%, por nëse Toleranca në afat është 5%, ka një Backlog prej 5% të çështjeve. Ju lutemi, vini re se çështjet në zonën e Tolerancës në Afat janë ende pezull, dhe megjithëse ka kaluar afati kohor, ato duhet të trajtohen sa më shpejt të jetë e mundur.
Afati Kohor B është arritur, me 2% të çështjeve, ç’ka është më mirë se Afati kohor tek Toleranca në afat me 10%. Nëse Toleranca në afat përcaktohet me 5%, do të ketë Backlog me 3%, gjë e cila do të thotë se 8% e çështjeve kanë vjetërsi më të madhe se 24 muaj.
Afati kohor C është arritur me të dy Tolerancat në afat. Me Tolerancën në 5%, 2% e çështjeve realizohen më shpejtë sesa Afati Kohor. Me Tolerancën prej 10%, 7% e çështjeve realizohen më shpejt sesa Afati Kohor, por gjithsesi nuk duhet harruar se 3% e çështjeve kanë një vjetërsi më të madhe sesa 30 muaj.
Afati kohor D arrihet me të dy Tolerancat kohore dhe nuk ka çështje më të vjetra sesa 36 muaj. Në të vërtetë, monitorimi me Tolerancën në 5% është -5% dhe -10% me Tolerancën e përcaktuar për 10% të çështjeve.
Tabela rekomandohet të përdoret për kategori të ndryshme të çështjeve, për të monitoruar Afatet Kohore dhe më pas për të përcaktuar objektivat e pajtueshëm dhe fizibël për periudhën në vijim.
Bazuar në procesin e monitorimit, gjykata duhet të përshtatë Afatet e saj kohorë të paktën një herë në vit, mundësisht duke lëvizur drejt Afatit Kohor A, duke vënë në zbatim politika dhe veprime për të respektuar klauzolën për afatin e arsyeshëm të përcaktuar në nenin 6 të Konventës pa rrezikuar cilësinë e procesit vendimmarrës.
_____________________________
Shtojca: Modeli i fletës elektronike (Spreadsheet) në Excel për t’u plotësuar (Tabela: Të dhënat për Afatet Kohore – e shkarkueshme në faqen e ueb të CEPEJ-it)
Çështjet civile dhe administrative
Shteti: |
|||||||
Gjykata: |
|||||||
Juridiksioni: |
|||||||
Vjetërsia e çështjeve të filluara, në një datë të caktuar |
|||||||
Shembull: Çështjet civile gjyqësore të filluara, më 31.12.2016 |
|||||||
Çështjet e filluara |
0-12 |
13-18 |
19-24 |
25-30 |
31-36 |
Mbi |
Çështje të filluara në total |
500 |
350 |
100 |
90 |
20 |
10 |
1070 |
|
Përqindja |
47 |
33 |
9 |
8 |
2 |
1 |
100 |
Kategoria e çështjeve ……… të filluara më [DATA] |
|||||||
Çështjet e filluara |
0-12 |
13-18 |
19-24 |
25-30 |
31-36 |
Mbi |
Çështje të filluara në total |
0 |
|||||||
Përqindja |
#DIV/0Ç |
#DIV/0Ç |
#DIV/0Ç |
#DIV/0Ç |
#DIV/0Ç |
#DIV/0Ç |
#DIV/0Ç |
Monitorimi i çështjeve civile |
|||||||
Shteti: |
|||||||
Gjykata: |
|||||||
Juridiksioni: |
|||||||
Vjetërsia e çështjeve të filluara, në një datë të caktuar |
|||||||
Shembull: Çështjet gjyqësore civile më 31.12.2016 |
|||||||
Çështjet e filluara |
0-12 |
13-18 |
19-24 |
25-30 |
31-36 |
Mbi |
Çështje të filluara në total |
500 |
400 |
20 |
50 |
30 |
0 |
1000 |
|
Përqindja |
50 |
40 |
2 |
5 |
3 |
0 |
100 |
Afati Kohor A |
Backlog (Toleranca në afat 5%) |
||||||
Monitorimi |
5 |
||||||
Afati Kohor A |
Backlog (Toleranca në afat 10%) |
||||||
Monitorimi |
0 |
||||||
Afati Kohor B |
Backlog (Toleranca në afat 5%) |
||||||
Monitorimi |
3 |
||||||
Afati Kohor B |
Backlog (Toleranca në afat 10%) |
||||||
Monitorimi |
-2 |
||||||
Afati Kohor C |
Backlog (Toleranca në afat 5%) |
||||||
Monitorimi |
-2 |
||||||
Afati Kohor C |
Backlog (Toleranca në afat 10%) |
||||||
Monitorimi |
-7 |
||||||
Afati Kohor D |
Backlog (Toleranca në afat 5%) |
||||||
Monitorimi |
-5 |
||||||
Afati Kohor D |
Backlog (Toleranca në afat 10%) |
||||||
Monitorimi |
-10 |
||||||
Kategoria e çështjeve ………të filluara më [DATA] |
|||||||
Çështjet e filluara |
0-12 |
13-18 |
19-24 |
25-30 |
31-36 |
Mbi |
Çështje të filluara në total |
0 |
|||||||
Përqindja |
#DIV/0Ç |
#DIV/0Ç |
#DIV/0Ç |
#DIV/0Ç |
#DIV/0Ç |
#DIV/0Ç |
#DIV/0Ç |
Afati Kohor A |
Backlog (Toleranca në afat 5%) |
||||||
Monitorimi |
#DIV/0Ç |
||||||
Afati Kohor A |
Backlog (Toleranca në afat 10%) |
||||||
Monitorimi |
#DIV/0Ç |
||||||
Afati Kohor B |
Backlog (Toleranca në afat 5%) |
||||||
Monitorimi |
#DIV/0Ç |
||||||
Afati Kohor B |
Backlog (Toleranca në afat 10%) |
||||||
Monitorimi |
#DIV/0Ç |
||||||
Afati Kohor C |
Backlog (Toleranca në afat 5%) |
||||||
Monitorimi |
#DIV/0Ç |
||||||
Afati Kohor C |
Backlog (Toleranca në afat 10%) |
||||||
Monitorimi |
#DIV/0Ç |
||||||
Afati Kohor D |
Backlog (Toleranca në afat 5%) |
||||||
Monitorimi |
#DIV/0Ç |
||||||
Afati Kohor D |
Backlog (Toleranca në afat 10%) |
||||||
Monitorimi |
#DIV/0Ç |
||||||
Monitorimi i çështjeve penale |
|||||||
Shteti: |
|||||||
Gjykata: |
|||||||
Juridiksioni: |
|||||||
Vjetërsia e çështjeve të filluara, në një datë të caktuar |
|||||||
Shembull: Çështjet penale të filluara më 31.12.2016 |
|||||||
Çështjet e filluara |
0-6 |
07-12 |
13-18 |
19-24 |
25-30 |
Mbi |
Çështje të filluara në total |
200 |
140 |
50 |
10 |
20 |
0 |
420 |
|
Përqindja |
48 |
33 |
12 |
2 |
5 |
0 |
100 |
Kategori e çështjeve ………të filluara më [DATA] |
|||||||
Çështjet e filluara |
0-12 |
13-18 |
19-24 |
25-30 |
31-36 |
Mbi |
Çështje të filluara në total |
0 |
|||||||
Përqindja |
#DIV/0Ç |
#DIV/0Ç |
#DIV/0Ç |
#DIV/0Ç |
#DIV/0Ç |
#DIV/0Ç |
#DIV/0Ç |
Monitorimi i çështjeve penale |
|||||||
Shteti: |
|||||||
Gjykata: |
|||||||
Juridiksioni: |
|||||||
Vjetërsia e çështjeve të filluara në një datë të caktuar |
|||||||
Shembull: Çështjet penale të filluara më 31.12.2016 |
|||||||
Çështjet e filluara |
0-6 |
07-12 |
13-18 |
19-24 |
25-30 |
Mbi |
Çështje të filluara në total |
250 |
130 |
80 |
35 |
10 |
2 |
507 |
|
Përqindja |
49 |
26 |
16 |
7 |
2 |
0 |
100 |
Afati Kohor A |
Backlog (Toleranca në afat 5%) |
||||||
Monitorimi |
20 |
||||||
Afati Kohor A |
Backlog (Toleranca në afat 10%) |
||||||
Monitorimi |
15 |
||||||
Afati Kohor B |
Backlog (Toleranca në afat 5%) |
||||||
Monitorimi |
4 |
||||||
Afati Kohor B |
Backlog (Toleranca në afat 10%) |
||||||
Monitorimi |
-1 |
||||||
Afati Kohor C |
Backlog (Toleranca në afat 5%) |
||||||
Monitorimi |
-3 |
||||||
Afati Kohor C |
Backlog (Toleranca në afat 10%) |
||||||
Monitorimi |
-8 |
||||||
Afati Kohor D |
Backlog (Toleranca në afat 5%) |
||||||
Monitorimi |
-5 |
||||||
Afati Kohor D |
Backlog (Toleranca në afat 10%) |
||||||
Monitorimi |
-10 |
||||||
Kategoria e çështjeve ………të filluara më [DATA] |
|||||||
Çështjet e filluara |
0-12 |
13-18 |
19-24 |
25-30 |
31-36 |
Mbi |
Çështje të filluara në total |
0 |
|||||||
Përqindja |
#DIV/0Ç |
#DIV/0Ç |
#DIV/0Ç |
#DIV/0Ç |
#DIV/0Ç |
#DIV/0Ç |
#DIV/0Ç |
Afati Kohor A |
Backlog (Toleranca në afat 5%) |
||||||
Monitorimi |
#DIV/0Ç |
||||||
Afati Kohor A |
Backlog (Toleranca në afat 10%) |
||||||
Monitorimi |
#DIV/0Ç |
||||||
Afati Kohor B |
Backlog (Toleranca në afat 5%) |
||||||
Monitorimi |
#DIV/0Ç |
||||||
Afati Kohor B |
Backlog (Toleranca në afat 10%) |
||||||
Monitorimi |
#DIV/0Ç |
||||||
Afati Kohor C |
Backlog (Toleranca në afat 5%) |
||||||
Monitorimi |
#DIV/0Ç |
||||||
Afati Kohor C |
Backlog (Toleranca në afat 10%) |
||||||
Monitorimi |
#DIV/0Ç |
||||||
Afati Kohor D |
Backlog (Toleranca në afat 5%) |
||||||
Monitorimi |
#DIV/0Ç |
||||||
Afati Kohor D |
Backlog (Toleranca në afat 10%) |
||||||
Monitorimi |
#DIV/0Ç |
||||||