Strasburg, 11 dhjetor 2008
CEPEJ(2008)11
KOMISIONI EUROPIAN PËR EFICENCËN E DREJTËSISË
(CEPEJ)
UDHËZIMET E CEPEJ
PËR STATISTIKAT GJYQËSORE
(GOJUST)
miratuar nga CEPEJ në mbledhjen plenare të 12të
(Strasburg, 10 - 11 dhjetor 2008)
PARATHËNIE
Neni 2 i akteve të tij ligjore[1]udhëzon CEPEJ-in të "shqyrtojë rezultatet e arritura nga sistemet e ndryshme (...) duke përdorur (...) kritere të përbashkëta statistikore dhe mjete vlerësimi". Neni 3 parashikon që CEPEJ të përmbushë detyrat e tij "duke (...) përcaktuar masat dhe mjetet e vlerësimit" dhe "duke hartuar (...) anketa të praktikave më të mira, udhëzime, plane veprimi, opinione dhe komente të përgjithshme".
Plani i veprimit i cili u miratua nga Kryetarët e Shteteve dhe Qeverive në takimin e tyre të tretë (Varshavë, maj 2005) përfshinte një vendim "për të zhvilluar funksionet e vlerësimit (...) [të CEPEJ-it]".
Raporti i CEPEJ-it "Sistemet gjyqësore europiane - Botimi 2008" (botuar në tetor 2008) u prit mirë nga vendimmarrësit publikë dhe komuniteti gjyqësor në Europë.
CEPEJ mendoi se ishte e dobishme të jepte udhëzime për organet të cilat mbledhin dhe përpunojnë statistikat në fushën e drejtësisë. Udhëzimet bazohen në përvojën e fituar në vlerësimin pilot të sistemeve gjyqësore (2002-2004) dhe dy ciklet e para të vlerësimit të rregullt (2004-2006 dhe 2006 - 2008). Në veçanti ato marrin parasysh vëzhgimet dhe propozimet e korrespondentëve kombëtarë dhe komentet e CEPEJ-it.
Këto udhëzime duhet të shihen dhe të përdoren si element i korpusit të mjeteve të hartuara nga CEPEJ për të forcuar efikasitetin dhe cilësinë e drejtësisë, dhe në veçanti Listë-kontrollin e Menaxhimit të Kohës[2], Listë-kontrollin për promovimin e cilësisë së drejtësisë dhe gjykatave[3]dhe Udhëzimet e SATURN-it për menaxhimin e kohës gjyqësore[4], si dhe proceset e vlerësimit dhe statistikat gjyqësore që janë zbatuar që nga viti 2008.
Qëllimi i udhëzimeve është:
§ të promovojnë cilësinë, transparencën, llogaridhënien dhe aksesin në statistikat gjyqësore të mbledhura dhe të përpunuara në shtetet anëtare, si mjet për politikat publike;
§ të lehtësojnë krahasimin e të dhënave për vendet europiane duke siguruar përputhshmërinë e duhur të treguesve kryesorë gjyqësorë pavarësisht nga dallimet thelbësore mes vendeve (sa i përket organizimit gjyqësor, situatës ekonomike, demografisë etj.,.) në mënyrë që të kuptohet se si funksionojnë sistemet gjyqësore, të identifikohen treguesit e përbashkët për matjen e veprimtarisë dhe vlerësimin e funksionimit të sistemit gjyqësor, të nxirren tendencat kryesore, të identifikohen vështirësitë dhe të jepen udhëzimet për politikat publike të drejtësisë për të përmirësuar efikasitetin e tyre dhe cilësinë në të mirën e qytetarëve europianë;
§ të kontribuojnë në sigurimin e transparencës dhe llogaridhënies së procesit të CEPEJ-it për vlerësimin e sistemeve gjyqësore europiane dhe për të përmirësuar këtë proces.
UDHËZIME
I. Parime të përgjithshme
1. Qëllimi kryesor i statistikave gjyqësore është të lehtësojnë funksionimin efikas të një sistemi gjyqësor dhe të kontribuojnë në drejtimin e politikave publike të drejtësisë. Prandaj, statistikat gjyqësore duhet t'u mundësojnë politikëbërësve dhe profesionistëve gjyqësorë marrjen e informacionit të rëndësishëm për performancën e gjykatës dhe cilësinë e sistemit gjyqësor, përkatësisht ngarkesën e punës së gjykatave dhe gjyqtarëve, kohëzgjatjen e nevojshme për trajtimin e kësaj ngarkese pune, cilësinë e rezultateve të gjykatave dhe burimet njerëzore dhe financiare që do të alokohen në sistem për të zgjidhur ngarkesën hyrëse.
2. Të gjitha të dhënat në lidhje me performancën dhe cilësinë e sistemit gjyqësor duhet të mblidhen dhe të paraqiten përmes një metodologjie të pajtueshme dhe konsistente të zbatueshme për të gjitha degët dhe organet e gjyqësorit, në mënyrë që të jenë në gjendje të vlerësojnë efikasitetin e mjeteve që u caktohen atyre.
3. Secili shtet anëtar duhet të ketë marrëveshje të veçanta institucionale statistikore për mbledhjen, koordinimin, grumbullimin dhe përpunimin e informacionit nga ofruesit e ndryshëm statistikorë të nevojshëm për vlerësimin e funksionimit dhe matjen e veprimtarisë së gjykatave, shërbimeve të prokurorisë, shërbimeve administrative brenda sistemit gjyqësor dhe çdo organi tjetër me rol në veprimtarinë gjyqësore.
Procedura dhe mekanizma
4. Palët e interesuara për krijimin e një sistemi për mbledhjen dhe shpërndarjen e rregullt të informacionit statistikor duhet të bien dakord për procedurat dhe afatet kohore. Caktim i qartë i përgjegjësive dhe mekanizmave duhet të bëhet paraprakisht për adresimin e pyetjeve të përgjithshme, menaxhimin e mirëmbajtjes së sistemit dhe zgjidhjen e konflikteve lidhur me funksionimin e sistemit, si dhe besueshmërinë dhe interpretimin e të dhënave të mbledhura.
5. Sa të jetë e mundur, të dhënat statistikore që janë mbledhur në të kaluarën duhet të përdoren gjithashtu në sistemet e ardhshme për të zhvilluar seri kohore.
6. Kur autoriteti kompetent shpërndan burimet ndërmjet organeve gjyqësore duke përdorur kriteret nëpërmjet statistikave, duhet të krijohet një mekanizëm i monitorimit të zbatimit të duhur të rregullave për mbledhjen, përpunimin dhe analizimin e të dhënave për të garantuar një sistem të drejtë dhe transparent.
7. Kërkesat për statistika nuk duhet të mbingarkojnë në mënyrë të padrejtë personelin e gjykatës, por duhet të përputhen me nevojat e menaxhimit të shtruar të sistemit të përgjithshëm gjyqësor.
8. Zhvillimi i përdorimit të IT-së në sistemin statistikor duhet të mundësojë shkurtimin e ciklit të jetës për paraqitjen dhe përpunimin e të dhënave gjyqësore.
Transparenca dhe llogaridhënia e të dhënave
9. Profesionalizmi dhe etika e personave të ngarkuar me përpunimin e të dhënave dhe pavarësia e tyre kundrejt organeve politike ose administrative, ose organeve si edhe organeve private garantojnë llogaridhënien e të dhënave. Shtetet duhet të sigurojnë që këta persona të kenë aftësitë e duhura dhe duhet të garantojnë nivelin e duhur të pavarësisë, në mënyrë që të arrihet një punë shkencore e përgjegjshme dhe me cilësi të lartë.
10. Mbledhja dhe analizimi i të dhënave duhet të bëhet në mënyrë transparente. Rezultatet kryesore nuk duhet t'u jepen vetëm të gjithë aktorëve të drejtpërdrejtë të administrimit së drejtësisë, por edhe të gjithë personave të përfshirë në funksionimin e sistemit gjyqësor. Mendimet e studiuesve mund të merren parasysh për të përmirësuar këtë mekanizëm.
11. Të dhënat dhe analiza e tyre nuk duhet të personalizohen. Ato duhet të paraqiten në mënyrë që të jenë lehtësisht të kuptueshme për të kontribuar në transparencën dhe pranimin e gjithë sistemit nga të gjithë personat në fjalë dhe për të garantuar paanësinë në informacionin e paraqitur. Formula komplekse duhet të shmanget sa më shumë që të jetë e mundur.
12. Duhet të sigurohet disponueshmëria publike e të dhënave të grumbulluara në nivel kombëtar, përkatësisht nëpërmjet publikimit në internet.
13. Hapat e duhur duhet të ndërmerren nga organet përgjegjëse për mbledhjen dhe përpunimin e statistikave gjyqësore në shtetet anëtare për të siguruar dialog me organizatat që përfaqësojnë profesionet ligjore dhe gjyqësore, hulumtuesit dhe sipas nevojës, organizata të tjera me interes në këtë çështje, për të garantuar një konsensus të gjerë mbi informacionin e mbledhur dhe të komunikuar.
Vlerësimi i sistemeve gjyqësore europiane
14. Grumbullimi i të dhënave duhet të organizohet duke marrë parasysh sa më shumë që të jetë e mundur Skemën e Vlerësimit të CEPEJ-it në mënyrë që përgjigjet të jepen në mënyrë periodike për pyetjet e bëra si pjesë e procesit të vlerësimit të sistemeve gjyqësore europiane. Vëmendje duhet t'i kushtohet gjithashtu udhëzimit në Shënimin Shpjegues në mënyrë që të sigurohet homogjeniteti i koncepteve të marra parasysh dhe i metodave të matjes të përdorura.
15. Në veçanti, secili shtet anëtar duhet të bëjë rregullimet e nevojshme që do të lejonin dhënien e kontributit vjetor tek korpusi i të dhënave kryesore të drejtësisë në Europë siç përcaktohet nga CEPEJ-i (shih Shtojcën II).
II. Parime specifike
Buxhetet e drejtësisë
16. Në mënyrë që të vlerësohen përpjekjet e shtetit për të zhvilluar sistemin gjyqësor, mbledhja dhe përpunimi i të dhënave statistikore duhet gjithashtu të organizohet në mënyrë të tillë që të ndajë buxhetet për:
§ pagat
§ ndihmën juridike
§ kompjuterizimin (pajisje, investim dhe mirëmbajtje),
§ shpenzimet për drejtësinë,
§ investimet në ndërtesa të reja,
§ mirëmbajtjen e ndërtesave, funksionimin dhe kostot,
§ trajnimin dhe edukimin e gjyqtarëve si edhe të prokurorëve.
17. Të dhënat gjyqësore duhet të mblidhen dhe të përpunohen, për aq sa është e mundur, në atë mënyrë që të lejojë që buxhetet për funksionimin e gjykatave të dallohen nga ato për funksionimin e shërbimit të prokurorisë. Nëse sistemi gjyqësor organizohet në mënyrë të tillë që të mos ketë diferencime të tilla, shifrat për numrin e gjyqtarëve dhe numrin e prokurorëve mund të lejojnë peshimin e rezultateve statistikore ose duhet të krijohet një sistem që mundëson vlerësimin e buxhetit dedikuar sistemit të prokurorisë.
18. Informacioni statistikor duhet të mbulojë të dyja buxhetet, ato të miratuara dhe të ekzekutuara.
Burime njerëzore
19. Numrat për stafin gjyqësor (gjyqtarët, prokurorët, nëpunësit e gjykatave, etj.) duhet të jepen sa më shumë të jetë e mundur me ekuivalentin me kohë të plotë.
Veprimtaria e gjykatës, afatet kohore procedurale dhe vlerësimi
20. Sistemi statistikor duhet të mundësojë si në nivel kombëtar ashtu edhe në nivel gjykate vlerësimin e kohëzgjatjes së përgjithshme të proceseve sipas një tipologjie mjaftueshëm të shtjelluar të çështjeve.
21. Një pjesë e madhe e çështjeve në Gjykatën Europiane për të Drejtat e Njeriut ka të bëjë me shkeljen e "kohës së arsyeshme” të një procedure të parashikuar në nenin 6 të Konventës Europiane të të Drejtave të Njeriut. Meqë është e vështirë te jepen zgjidhje të efektshme për periudhat optimale dhe të parashikueshme, përveçse kur ne së pari kemi njohuri të detajuara të situatës, vëmendje e veçantë duhet t'i kushtohet mbledhjes së informacionit për kohëzgjatjen e proceseve gjyqësore.
22. Në veçanti, Shtetet Anëtare duhet të jenë në gjendje të japin informacion së paku mbi kohëzgjatjen e procesit për katër çështjet e mëposhtme: divorce të kundërshtuara, pushimet nga puna, vjedhjet me dhunë, vrasjet me dashje (siç përcaktohet në Shtojcën I).
23. Për të lehtësuar zbatimin e zgjidhjeve të përbashkëta në nivel të Këshillit të Europës, duhet të miratohet një metodologji standarde në nivelin e shtetit anëtar për llogaritjen e afatit kohor të menaxhimit të çështjeve gjyqësore. Shtetet anëtare duhet të jenë në gjendje të llogarisin të paktën tre raportet e mëposhtme: norma e zgjidhjes së çështjeve, koha e nevojshme për likuidimin e çështjes dhe norma e eficencës, siç përcaktohet në Shtojcën I[5].
Monitorimi i shkeljeve të nenit 6 të Konventës Europiane për të Drejtat e Njeriut
24. Statistikat e detajuara të përditësuara në shtetet anëtare mbi rastet kombëtare përpara Gjykatës Europiane për të Drejtat e Njeriut në lidhje me të drejtat e ndryshme të mbrojtura nga Neni 6 janë një mjet kyç për vlerësimin dhe menaxhimin e vendimeve të Gjykatës Europiane të të Drejtave të Njeriut, sidomos për qëllim të korrigjimit të situatave që shkelin konventën. Organet përkatëse të shteteve anëtare ftohen në këtë mënyrë që të mbajnë statistika në formë tabelare për çështjet kombëtare në lidhje me nenin 6 të KEDNJ-së, në mënyrë që gjykimet e Gjykatës të ekzekutohen në mënyrë të përshtatshme dhe të pengohen shkeljet e mëtejshme.
25. Në mënyrë të veçantë, tabelat duhet të shënojnë numrin e çështjeve në vit:
§ njoftuar nga Gjykata
§ shpallur si të papranueshme nga Gjykata
§ përfunduar me zgjidhje miqësore
§ përfunduar me gjetjen e shkeljes
§ përfunduar me mosgjetjen e shkeljes
dhe që lidhen së paku me:
§ shkeljen e kërkesës së kohës së arsyeshme
§ mosekzekutimin e vendimeve gjyqësore.
26. Për aq sa është e mundur tabelat mund të mbulojnë po ashtu të drejta të tjera të mbrojtura me nenin 6 të KEDNJ-së.
Shtojca I
UDHËZIMET UNIFORME EUROPIANE
PËR MONITORIMIN E AFATEVE GJYQËSORE
(EUGMONT)
1. Të dhëna të përgjithshme për gjykatat dhe proceset gjyqësore
Sistemi i monitorimit duhet të ketë informacion të disponueshëm dhe publik mbi formatin e përgjithshëm të sistemit gjyqësor duke i kushtuar vëmendje të veçantë informacionit përkatës për menaxhimin e kohës së proceseve gjyqësore. Informacioni në nivel të përgjithshëm duhet të përfshijë informacion të saktë mbi:
- numrin dhe llojet e gjykatave dhe juridiksionin e tyre;
- numrin dhe llojet e proceseve gjyqësore në gjykata;
- procese gjyqësore të përcaktuara si prioritare (çështjet urgjente).
Të dhënat mbi sistemin gjyqësor duhet të përditësohen rregullisht dhe të jenë në dispozicion të paktën çdo vit (fillimi/mbarimi i vitit kalendarik). Të dhënat e mëposhtme mbi numrin e çështjeve në gjykata duhet të jenë të diponueshme:
- numri total i çështjeve në gjykim/në pritje të vendimit në fillim të periudhës në monitorim (për shembull, viti kalendarik);
- çështje të reja (çështje të filluara brenda periudhës së monitorimit, për shembull në vitin kalendarik);
- çështje të zgjidhura (çështje të përfunduara brenda periudhës së monitorimit të zgjidhura me vendim në themel, tërheqje e çështjes, të zgjidhura me pajtim etj.,);
- numri total i çështjeve ende në gjykim në fund të periudhës së monitorimit.
Të dhënat mbi çështjet e përfunduara mund të ndahen sipas mënyrës se si ka përfunduar procesi gjyqësor. Të paktën çështjet që kanë përfunduar me vendim në themel duhet të jenë të dallueshme nga çështjet që kanë përfunduar ndryshe (tërheqje ankimi, zgjidhje me pajtim, refuzim për arsye formale).
Shembulli I.
Gjykata e Shtetit të Alpinas
Gjykata ose dega e juridiksionit |
Çështje në gjykim më 1.1.2008 |
Çështje të reja të filluara në 2008 |
Çështje të zgjidhura në 2008 |
Çështje në gjykim më 31.12.2008 |
|
1 |
Gjykata(t) A |
||||
2 |
Gjykata(t) B |
||||
3 |
Gjykata(t) C |
||||
GJITHSEJ |
Shënim: "Çështjet ende në gjykim më 31 Dhjetor 2008” = "Çështje ende në gjykim më 1 Janar 2008." + "Çështje të reja të filluara në 2008" – " Çështje të zgjidhura në 2008".
2. Informacion për llojin e çështjeve
Informacioni mbi çështjet në gjykata duhet të jetë në dispozicion si një informacion i përgjithshëm, si një i tërë, ashtu edhe si informacion i ndarë në bazë të llojit të çështjeve. Për këtë qëllim si kategori të përgjithshme dhe universale çështjesh duhet të përdoren, për shembull ndarja në çështje civile, penale dhe administrative.
Brenda kategorive të përgjithshme duhet të dallohen grupe me të detajuara ose lloje me të detajuara çështjesh (për shembull çështje për mosmarrëveshje në punë, vrasjet etj.) dhe i njëjti informacion duhet të jetë në dispozicion për nëngrupet/nënllojet përkatëse (për shembull çështjet për largim nga puna të jenë brenda grupit të çështjeve për mosmarrëveshje në punë).
Në këtë fazë, çdo gjykatë mund të përdorë kategorinë e saj të çështjeve. Megjithatë katër kategoritë e mëposhtme të çështjeve janë të detyrueshme për çdo gjykatë.
§ Çështje divorci të kundërshtuara: d.m.th. zgjidhja e kontratës martesore ndërmjet dy personave me vendim të gjykatës së një juridiksioni kompetent. Të dhënat nuk duhet të përfshijnë: divorcin e parashikuar në një marrëveshje ndërmjet palëve në lidhje me ndarjen e bashkëshorteve dhe gjithë pasojat e tij (procedura e pëlqimit të përbashkët edhe nëse ata janë nën proces) ose të vendosur nëpërmjet një procedure administrative. Nëse vendi juaj ka një procedurë jashtë-gjyqësore në lidhje me divorcin ose ne rast se ju nuk mund të veçoni të dhëna në lidhje me divorcet e kundërshtuara, ju lutemi specifikojeni dhe jepni shpjegimet vijuese. Për më tepër nëse ka në vendin tuaj në lidhje me divorcin procedura të detyrueshme ndërmjetësimi, kohë për reflektim ose në rast se faza e pajtimit është përjashtuar nga proceset gjyqësore ju lutemi specifikojeni dhe jepni shpjegimet e nevojshme.
§ Çështje në lidhje me largimet nga puna: çështje në lidhje me përfundimin e një kontrate pune me iniciativën e punëdhënësit (në lidhje me sektorin privat). Nuk përfshin largimet e zyrtarëve publikë si pasojë, për shembull, e një procedure disiplinore.
§ Vjedhja me dhunë ka të bëjë me vjedhjen e një personi me forcë ose nën kërcënimin e forcës. Nëse është e mundur këto të dhëna duhet të përfshijnë sulmin për vjedhje (vjedhjet e çantave, vjedhjen me armë, etj.,), dhe të përjashtojnë vjedhjen e xhepave, zhvatjen dhe shantazhin (sipas përkufizimit të Përmbledhjes Burimore Europiane të Krimit dhe Drejtësisë Penale). Të dhënat nuk duhet të përfshijnë tentativën.
§ Vrasja me dashje përkufizohet si vrasja me dashje e një personi. Aty ku është e mundur të dhënat duhet të përfshijnë: goditjen/sulmin që çon në vdekje eutanazinë, vrasjen e foshnjës dhe të përjashtojnë ndihmën në vetëvrasje sipas përkufizimit të Përmbledhjes Burimore Europiane të Krimit dhe Drejtësisë Penale). Të dhënat nuk duhet të përfshijnë tentativën.
Për qëllime të krahasimit të mëtejshëm me sisteme të tjera Europiane, përkufizimi i saktë dhe qëllimi për lloje të tjera të çështjeve të përdorura nga gjykata (veçanërisht kategoritë jo të zakonshme) duhet të shtohen/bashkëngjiten.
Shembulli II.
Gjykata e Danubias
Lloji i çështjes |
Çështje në gjykim më 1.1.2008 |
Çështje të reja të filluara në 2008 |
Çështje të zgjidhura në 2008 |
Çështje në gjykim më 31.12.2008 |
|
1 |
Çështje civile |
||||
1a |
Divorce të kundërshtuara |
||||
1b |
Largime nga puna |
||||
… |
… |
||||
2 |
Administrative |
||||
2a |
… |
||||
… |
|||||
3 |
Penale |
||||
3a |
Vrasje me dashje |
||||
3b |
Vjedhje me dhunë |
||||
… |
… |
||||
GJITHSEJ |
3. Informacion mbi afatet kohore të proceseve gjyqësore
3a. Informacion për afatet kohore të proceseve gjyqësore në gjykatë për periudhat e kohëzgjatjes dhe kohëzgjatja mesatare/maksimale
Çdo gjykatë duhet të mbledhë informacion në lidhje me afatet kohore të proceseve gjyqësore që po gjykohen në gjykatë. Çështjet ende në gjykim dhe ato të përfunduara brenda periudhës (për shembull brenda vitit kalendarik) duhet të monitorohen veçmas dhe të dhënat mbi kohëzgjatjen e tyre duhet të ndahen në grupe sipas periudhës së kohëzgjatjes: d.m.th. çështje ende në gjykim ose të përfunduara në më pak se 1 muaj, 1-3 muaj, 4-5 muaj, 7 deri ne 12 muaj, 1-2 vjet, 2-3 vjet, 3-5 vjet dhe më shumë se 5 vjet. Përveç shpërndarjes së çështjeve sipas periudhave të kohëzgjatjes së tyre duhet të llogaritet dhe kohëzgjatja mesatare e çështjeve dhe një tregues i minimumit dhe maksimumit të afateve duhet gjithashtu të jepet. Koha e shqyrtimit duhet të konsiderohet vetëm koha që nevojitet për të shqyrtuar çështjen brenda një gjykate të veçantë d.m.th. koha ndërmjet momentit kur çështja ka ardhur në gjykatë dhe momentit kur ka dalë nga gjykata (për shembull, vendimi final, transferimi në një gjykatë më të lartë për t’u gjykuar mbi apelin e bërë etj.,). Nëse është e mundur, informacioni mbi afatet kohore për çështjet e përfunduara duhet të jetë i dallueshëm për çështjet e përfunduara pas një shqyrtimi të plotë të çështjes (d.m.th. çështjet që kanë përfunduar me një vendim në themel) dhe çështjet të cilat kanë përfunduar ndryshe (tërheqje, zgjidhje me marrëveshje, mungesë e juridiksionit etj.).
Shembulli III:
Kohëzgjatja e çështjeve të përfunduara në vitin 2008 (situata më 31.12.2008) |
||||||||||||
Numri i çështjeve të zgjidhura |
Numri i çështjeve ende në gjykim në fund të periudhës |
< 1 m. |
1-3 m |
4-6 m |
7-12 m. |
1-2 v |
2-3 v. |
3-5 v |
5 v> |
Koha e nevojshme për likuidimin e çështjes, në ditë |
||
1 |
Çështje civile |
|||||||||||
1a |
Divorce të kundërshtuara |
|||||||||||
1b |
Largime nga puna |
|||||||||||
… |
… |
|||||||||||
2 |
Administrative |
|||||||||||
2a |
… |
|||||||||||
… |
||||||||||||
3 |
Penale |
|||||||||||
3a |
Vrasje me dashje |
|||||||||||
3b |
Vjedhje me dhunë |
|||||||||||
… |
… |
|||||||||||
ÇËSHTJE GJITHSEJ |
3b. Informacion mbi kohëzgjatjen totale të çështjeve
Është veçanërisht e rëndësishme që çështjet në gjykatë gjithashtu të dallohen nga njëra-tjetra sipas kohëzgjatjes së përgjithshme të tyre. Kohëzgjatja e përgjithshme është koha ndërmjet fillimit të procesit gjyqësor dhe zgjidhjes përfundimtare të çështjes, (shih Listën e Kontrollit mbi Menaxhimin e Kohës të CEPEJ-it dhe Udhëzimet e SATURN-it). Nëse është e mundur koha që nevojitet për të zbatuar vendimin duhet gjithashtu t’i shtohet informacionit mbi kohëzgjatjen e përgjithshme të proceseve gjyqësore.
4. Monitorimi i fazave të ndërmjetme të proceseve gjyqësore dhe koha në pritje
Monitorimi i afateve kohore nuk duhet të kufizohet në mbledhjen e të dhënave në lidhje me afatet kohore totale ndërmjet fillimit dhe përfundimit të proceseve gjyqësore. Duhet të mblidhet gjithashtu informacion mbi kohëzgjatjen e fazave të ndërmjetme të procesit. Minimalisht fazat që do të monitorohen duhet të përfshijnë kohëzgjatjen e fazës përgatitore (për shembull kohën ndërmjet fillimit të çështjes dhe seancës së parë gjyqësore mbi faktin/themelin), faza qendrore (për shembull nga seanca e parë gjyqësore në atë të fundit mbi faktin/themelin) dhe faza përfundimtare e procesit (për shembull nga seanca e fundit gjyqësore në dhënien e vendimit). Të dhënat mbi kohëzgjatjen e apeleve ose kohëzgjatjen e zgjidhjeve të tjera ligjore duhet të jenë në dispozicion. Monitorim special duhet të sigurohet për periudhat pasive (kohën në pritje).
Kjo statistikë duhet të plotësohet në nivel kombëtar nga organet përkatëse (Ministria e Drejtësisë, Këshilli i Lartë i Drejtësisë etj.,).
Shembulli IV:
Gjykata e Danubias
Lloji i çështjes |
Kohëzgjatja mesatare e fazave të ndërmjetme në proces (Situata për periudhën 31 Dhjetor 2008.) |
||||||
Faza e gjykimit |
Mjete ligjore |
||||||
Përgatitja e çështjes |
Seancat dëgjimore |
Dhënia e vendimit |
Ankimimi |
Rekurs i veçantë |
Tjetër |
||
1 |
Çështje civile |
||||||
1a |
Divorce të kundërshtuara |
||||||
1b |
Largime nga puna |
||||||
… |
… |
||||||
2 |
Administrative |
||||||
2a |
… |
||||||
… |
|||||||
3 |
Penale |
||||||
3a |
Vrasje me dashje |
||||||
3b |
Vjedhje me dhunë |
||||||
… |
… |
||||||
GJITHSEJ |
5. Informacioni analitik dhe treguesit
Bazuar në të dhënat e përgjithshme mbi gjykatat, numrin e çështjeve dhe kohëzgjatjen e tyre si edhe në informacion tjetër përkatës mbi gjykatat dhe sistemin gjyqësor, instrumente të tjera mund të përdoren si tregues dhe standarde për performancën në gjykata.
Inter alia, treguesit e mëposhtëm mund të përdoren për të analizuar dhe monitoruar kohëzgjatjen dhe faktorë të tjerë të rëndësishëm për të kuptuar afatet kohore në gjykatë:
1. Norma e zgjidhjes së çështjeve (Treguesi CR): Raporti ndërmjet çështjeve të reja dhe çështjeve të përfunduara brenda një periudhe në përqindje.
Shembull: Nëse në një vit kalendarik 500 çështje të reja janë paraqitur në gjykatë dhe gjykata ka përfunduar së shqyrtuari në të njëjtën kohë 550 çështje, treguesi CR është 110%. Nëse gjykata do të kishte përfunduar 400 çështje, treguesi CR do të ishte 80%. Treguesi CR më sipër është 100%, çka do të thotë që numri i çështjeve ende në gjykim është i ulët.
2. Raporti i qarkullimit të çështjeve: Raporti ndërmjet numrit të çështjeve të zgjidhura dhe numrit të çështjeve të pazgjidhura në fund të periudhës. Kjo kërkon një llogaritje të numrit të herëve/rasteve gjatë vitit (ose periudhe tjetër të monitoruar) që llojet e çështjeve të standardizuara janë qarkulluar ose zgjidhur.
3. Koha e nevojshme për likuidimin e çështjes (Treguesi DT): Krahason numrin e çështjeve të zgjidhura gjatë periudhës së monitoruar dhe numrin e çështjeve të pazgjidhura në fund të periudhës së monitoruar. Numri 365 pjesëtohet me numrin e çështjeve të zgjidhura të pjesëtuar me numrin e çështjeve të pazgjidhura në fund në mënyrë që të mundësohet të shprehurit në numër ditësh. Raporti mat se sa shpejt sistemi gjyqësor i gjykatës punon mbi çështjet e marra, që do të thotë sa kohë duhet për një lloj të caktuar çështjeje për t’u zgjidhur. Ky tregues jep një perceptim të qartë se si një sistem gjyqësor menaxhon sasinë apo fluksin e çështjeve.
Tregues të tjerë (për informacion)
4. Norma e efiçencës (Treguesi ER): Raporti ndërmjet numrit të personelit të përdorur në gjykatë dhe outputit/zgjidhjes së çështjeve nga e njëjta gjykatë në fund të vitit.
5. Totali i çështjeve të mbartura (Treguesi TB): Çështjet e mbetura të pazgjidhura në fund të periudhës të përcaktuar si diference ndërmjet numrit total të çështjeve ende në gjykim në fillim të periudhës dhe çështjeve të zgjidhura brenda të njëjtës periudhë. Shembull: Në qoftë se ka 1000 çështje ende në gjykim në fillim të vitit kalendarik dhe gjykata ka përfunduar 750 çështje gjatë vitit kalendarik, në fund të periudhës kalendarike do të jenë 250 çështje te cila llogariten si totali i çështjeve të mbartura.
6. Zgjidhja e çështjeve të mbartura (Treguesi BR): Koha që nevojitet për të zgjidhur totalin e çështjeve të mbartura në muaj ose ditë llogaritet si raport ndërmjet numrit të çështjeve dhe kohës së likuidimit/zgjidhjes. Shembull: nëse ka 100 çështje të konsideruara si total çështjesh të mbartura në fund të periudhës dhe gjykata ka përfunduar 200 çështje në të njëjtën periudhë, ky tregues është 6 muaj ose 180 ditë.
7. Çështje për gjyqtar (Treguesi CPJ): Numri i çështjeve të një lloji të veçantë për gjyqtar në një periudhë të dhënë. Shembull: Në rast se një gjykatë ka 600 çështje civile ende në gjykim në fund të vitit kalendarik dhe janë 4 gjyqtarë që merren me to, ky tregues është 150.
8. Shmangia nga standardet (Treguesi SD): Shmangia nga objektivat e vendosura për lloj çështjesh në një periudhë të dhënë e shprehur në përqindje ose ditë. Shembull: në rast se objektivi i vendosur për të përfunduar çështjet e divorcit të kundërshtuara në gjykatën e shkallës së parë ishte 200 ditë dhe në vitin kalendarik kohëzgjatja mesatare për të tilla çështje ishte 240, ky tregues është 40 ditë ose 20%.
Shtojca II
Numri i çështjeve për gjykatë – V2.0 |
||||
Gjykata ose dega e gjykatës |
Çështjet |
|||
Çështje në gjykim më 01.01.2008 |
Çështje të reja të filluara |
Çështje të zgjidhura |
Çështje në gjykim me 31.12.2008 |
|
Gjykata A |
362 |
1027 |
1089 |
300 |
Gjykata B |
397 |
1131 |
1210 |
318 |
Gjykata C |
279 |
771 |
853 |
197 |
Gjykata D |
262 |
1072 |
1056 |
278 |
Gjykata E |
279 |
1085 |
1094 |
270 |
Gjykata F |
999 |
1014 |
1312 |
701 |
Gjykata G |
877 |
1086 |
1374 |
589 |
Gjykata H |
0 |
7 |
7 |
0 |
Numri i çështjeve sipas llojit – V2.0 |
||||
Lloji i çështjeve |
Çështjet |
|||
Çështje në gjykim më 01.01.2008 |
Çështje të reja të filluara |
Çështje të zgjidhura |
Çështje në gjykim me 31.12.2008 |
|
1. Çështje civile |
||||
Divorce të kundërshtuara |
362 |
1027 |
1089 |
300 |
Largime nga puna |
279 |
771 |
853 |
197 |
........... |
0 |
0 |
0 |
0 |
2. Çështje administrative |
||||
......... |
0 |
0 |
0 |
0 |
3. Çështje penale |
||||
Vjedhje me dhunë |
279 |
1085 |
1094 |
270 |
Vrasje me dashje |
877 |
1086 |
1374 |
589 |
0 |
0 |
0 |
0 |
|
TOTAL |
1797 |
3969 |
4410 |
1356 |
Kohëzgjatja e çështjeve |
|||||||||||
Gjykata ose dega e juridiksionit |
Çështjet |
||||||||||
Shpërndarja |
|||||||||||
1. Çështje civile |
Të zgjidhura |
Në gjykim |
< 1 muaj |
1-3 muaj |
4-6 muaj |
7-12 muaj |
1-2 vjet |
2-3 vjet |
3-5 vjet |
> 5 vjet |
Koha e disponimit |
Divorce të kundërshtuara |
5456 |
1915 |
668 |
1675 |
1172 |
1137 |
781 |
23 |
0 |
0 |
128.11 |
Largime nga puna |
1371 |
428 |
244 |
774 |
231 |
81 |
40 |
1 |
0 |
0 |
113.95 |
........... |
0 |
0 |
0 |
0 |
0 |
0 |
0 |
0 |
0 |
0 |
GABIM |
2. Çështje administrative |
|||||||||||
......... |
0 |
0 |
0 |
0 |
0 |
0 |
0 |
0 |
0 |
0 |
GABIM |
3. Çështje penale |
|||||||||||
Vjedhje me dhunë |
1161 |
314 |
438 |
530 |
147 |
35 |
11 |
0 |
0 |
0 |
98.72 |
Vrasje me dashje |
7 |
0 |
2 |
4 |
1 |
0 |
0 |
0 |
0 |
0 |
53.14 |
0 |
0 |
0 |
0 |
0 |
0 |
0 |
0 |
0 |
0 |
GABIM |
|
Total |
7995 |
2657 |
1352 |
2983 |
1551 |
1253 |
832 |
24 |
0 |
0 |
121.30 |
Lloji i çështjes |
Kohëzgjatja mesatare e fazave të ndërmjetme në proces |
||||||
Faza e gjykimit |
Mjete ligjore |
||||||
Përgatitja e çështjes (nr. ditë) |
Seancat dëgjimore (nr. ditë) |
Dhënia e vendimit (nr. ditë) |
Ankimimi (nr. javësh) |
Rekurs i veçantë (nr. javësh) |
Tjetër (nr. javësh) |
||
1 |
Çështje civile |
||||||
1a |
Divorce të kundërshtuara |
80 |
20 |
80 |
18 |
18 |
|
1b |
Largime nga puna |
60 |
2 |
20 |
18 |
||
… |
… |
||||||
2 |
Administrative |
||||||
2a |
… |
||||||
… |
|||||||
3 |
Penale |
||||||
3a |
Vrasje me dashje |
120 |
20 |
60 |
20 |
12 |
|
3b |
Vjedhje me dhunë |
150 |
30 |
70 |
20 |
15 |
|
… |
… |
||||||
GJITHSEJ |
Shtojca III
Të dhëna kryesore për drejtësinë në Europë
|
1. Banorët, PBB dhe paga bruto vjetore mesatare
Numri i banorëve |
|
PBB për frymë (produkti i brendshëm bruto) në Euro |
|
Paga bruto vjetore mesatare në Euro |
2. Buxheti vjetor total alokuar të gjitha gjykatave (euro)
3. A i përfshin buxheti i gjykatave zërat e mëposhtëm?
Ju lutemi të jepni specifikimin e shumës (nëse është e mundur) për çdo zë.
Po |
Shuma (euro) |
|
Buxheti vjetor i alokuar për pagat |
||
Buxheti vjetor i alokuar për kompjuterizimin |
||
Buxheti vjetor i alokuar për shpenzimet ligjore |
||
Buxheti vjetor i alokuar për ndërtesat e gjykatës |
||
Buxheti vjetor i alokuar për trajnim dhe edukim |
||
Buxheti vjetor i alokuar për ndihmën juridike |
||
Tjetër (ju lutemi të specifikoni): |
4. Buxheti vjetor i alokuar për prokurorinë
5. A është përfshirë në buxhetin e gjykatës buxheti që është alokuar për shërbimin e prokurorisë?
Po
Jo
|
6. Numri vjetor i rasteve të ndihmës juridike (të ofruar nga autoritetet shtetërore) dhe buxheti vjetor i alokuar për ndihmën juridike (plotësoni tabelën)
Numri |
Sasia |
|
Penale |
|
|
Përveç çështjeve penale |
|
|
Gjithsej çështje të ndihmës juridike |
|
|
7. Gjyqtarët, staf jo gjyqësor dhe Rechtspfleger (plotësoni tabelën)
Numri gjithsej |
|
Gjyqtarë profesionistë (pozicione me kohë të plotë dhe të përhershme) |
|
Gjyqtarë profesionistë në gjykata përkohësisht dhe të paguar si të tillë |
|
Gjyqtarë jo profesionistë (përfshirë jo-gjyqtarët) që nuk shpërblehen por që mund t’ju mbulohen shpenzimet |
|
Staf jo gjyqësor që punon në gjykata (pozicione me kohë të plotë dhe të përhershme) |
|
Rechtspfleger (nëse ka) |
8. Prokurorët dhe stafi tjetër i shërbimeve të prokurorisë (plotësoni tabelën)
Numri gjithsej |
|
Numri gjithsej i prokurorëve (pozicione me kohë të plotë dhe të përhershme) |
|
Numri gjithsej i stafit (jo prokurorë) pranë shërbimit të prokurorisë (pozicione me kohë të plotë dhe të përhershme) |
9. Niveli i programeve kompjuterike të përdorura në gjykatë
Funksionet |
Programet |
+ 100% e gjykatave |
+ 50% e gjykatave |
+ -50% e gjykatave |
- 10 % e gjykatave |
Asistencë e drejtpërdrejtë për gjyqtarin/nëpunësin e gjykatës |
Përpunimi në uord |
||||
Baza e të dhënave elektronike të jurisprudencës |
|||||
Dosje elektronike |
|||||
|
|||||
Lidhje me internet |
|||||
Administrim dhe menaxhim |
Sistemi i regjistrimit të çështjeve |
||||
Sistemi i informacionit të menaxhimit të gjykatës |
|||||
Sistemi i informacionit financiar |
|||||
Komunikim ndërmjet gjykatës dhe palëve |
Formularë elektronikë |
||||
Faqe interneti të veçanta |
|||||
Programe të tjera komunikimi elektronik |
|
10. Numri i çështjeve në lidhje me nenin 6 të Konventës Europiane të të Drejtave të Njeriut
(për kohëzgjatjen dhe mos-ekzekutimin) për vitin e referencës
Çështje të shpallura të papranueshme nga Gjykata |
Zgjidhje miqësore |
Vendime gjyqësore që gjejnë shkelje |
Vendime gjyqësore që nuk gjejnë shkelje |
|
Procese civile - neni 6§1 (kohëzgjatja) |
||||
Procese civile - neni 6§1 (mos-ekzekutimi) |
||||
Procese penale - neni 6§1 (kohëzgjatja) |
11. Numri gjithsej i çështjeve civile në gjykata (me dhe pa palë kundërshtare):
12. Çështje civile të kundërshtuara dhe çështje të të drejtës administrative në gjykatë (plotësoni tabelën)
Çështje civile të kundërshtuara |
Çështje administrative të kundërshtuara |
Çështje divorci të kundërshtuara |
Largime nga puna |
||
Numri gjithsej (Shkalla 1rë) |
Çështje në pritje në 1 janar të vitit të referencës |
||||
Çështje në pritje në 31 dhjetor të vitit të referencës |
|||||
Çështje të ardhura |
|||||
Vendime për themelin |
|||||
Kohëzgjatja mesatare (nga data e depozitimit të çështjes në gjykatës) e procesit gjyqësor në shkallë të parë |
13. Numri i çështjeve të marra dhe të trajtuara nga prokurori (plotësoni tabelën)
Numri gjithsej i çështjeve penale në shkallë të 1rë |
||
Marrë nga prokurori |
||
Ndërprerë nga prokurori |
Në përgjithësi |
|
për shkak se nuk mund të identifikohej autori |
||
Për shkak të mospërcaktimit të veprës penale ose një situate ligjore specifike |
||
Përfunduar me dënim, vënë ose negociuar nga prokurori |
||
Akuzuar nga prokurori përpara gjykatave |
14. Çështje penale në gjykata (plotësoni tabelën)
Çështje penale (gjithsej) |
Çështje vjedhjeje |
Vrasje me dashje |
||
Numri gjithsej (shkalla 1rë) |
Çështje në pritje në 1 janar të vitit të referencës |
|||
Çështje në pritje në 31 dhjetor të vitit të referencës |
||||
Çështje të ardhura |
||||
Vendime gjyqësore |
||||
Kohëzgjatja mesatare (nga data e ngritjes së akuzës) e procesit në shkallë të parë |
|
15. Në lidhje me një vendim për mbledhjen e borxheve, a mund të vlerësoni afatin kohor mesatar për njoftimin e vendimit palëve që jetojnë në qytetin ku ndodhet gjykata:
ndërmjet 1 dhe 5 ditëve
ndërmjet 6 dhe 10 ditëve
ndërmjet 11 dhe 30 ditëve
më shumë