The French and English are the official languages of the Council of Europe, only the versions in both these languages are authentic. The translations in other languages are not binding the Council of Europe

KOMISIONI EUROPIAN PЁR EFIKASITETIN E DREJTЁSISЁ (CEPEJ)

Listë kontrolli për promovimin e cilësisë së drejtësisë dhe gjykatave

Miratuar nga CEPEJ në takimin e saj të 11-të plenar

(Strasburg, 2 – 3 korrik 2008)

Kjo Skemë[1] u drejtohet politikëbërësve dhe profesionistëve të gjyqësorit, që janë përgjegjës për administrimin e drejtësisë, me qëllim përmirësimin e legjislacionit, të politikave, dhe praktikave që synojnë rritjen e cilësisë së sistemeve gjyqësore në nivele kombëtare dhe në nivel gjykatash dhe gjykatësish. 

Ajo është një “pyetësor analize të vetvetes”, një instrument që synon të përdoret nga vetë palët e interesuara.


Parathënie

Është relativisht e lehtë të flasësh për cilësinë dhe të metat e drejtësisë. Si publiku ashtu edhe profesionistët kanë mendimet e tyre për këtë temë në bazë të përvojave personale apo të reagimeve ndaj të metave të sistemit gjyqësor. Dobësitë e përsëritura vazhdimisht përfshijnë ngadalësinë, kostot, largësinë dhe kompleksitetin. Ndonjëherë pranohet se sistemi është i pavarur dhe i efektshëm. Megjithatë, përkufizimi i cilësisë së drejtësisë është shumë më i komplikuar dhe përpjekjet në këtë drejtim janë të pakta. Kjo ndodh mbase për shkak se koncepti i cilësisë së drejtësisë ndërthur një gamë të gjerë faktorësh nga fusha të ndryshme, të cilat nuk mund të maten me të njëjtët instrumente.

Nuk është pjesë e kompetencës së CEPEJ-së të prodhojë një teori të cilësisë së drejtësisë, apo një përkufizim të cilësisë së drejtësisë. Megjithatë, ai synon të promovojë cilësinë në sistemet e drejtësisë dhe t’u japë politikëbërësve dhe profesionistëve të gjyqësorit instrumentet për të përmirësuar cilësinë e sistemeve të tyre, duke marrë parasysh veçoritë përkatëse.

Është detyrë e CEPEJ-së që të marrë parasysh natyrën specifike të drejtësisë, e cila nuk mund të reduktohet thjesht në ofrimin e shërbimeve. Si një shërbim publik specifik dhe unik, drejtësia prodhon lidhje shoqërore.

Si rrjedhojë, CEPEJ-ja ka zgjedhur të evidentojë gamën e gjerë të faktorëve përbërës që  kontribuojnë në cilësinë e drejtësisë, duke marrë në konsideratë audiencat e ndryshme të sistemeve të drejtësisë – palët, dëshmitarët, viktimat, profesionistët e drejtësisë, apo qytetarët, që nuk kanë gjithnjë të njëjtat pritshmëri në lidhje me cilësinë.

Kjo listë kontrolli u përgatit nga Grupi i Punës i CEPEJ-së për cilësinë e drejtësisë (CEPEJ-GT-QUAL)[2] dhe u miratua nga CEPEJ në takimin e saj të 11-të plenar më 2-3 korrik të vitit 2008.

***

Ky dokument mund të konsiderohet si një “instrument analize të vetvetes”, duke u dhënë mundësi politikëbërësve, administratorëve të gjykatave, kryetarëve të gjykatave, gjyqtarëve dhe profesionistëve të tjerë gjyqësore të përballen, secili në nivelin në punën që bën, me përgjegjësitë e tyre në lidhje me përmirësimin e cilësisë së shërbimeve të ofruara nga sistemi gjyqësor.

Synimi kryesor i këtij instrumenti është të ndihmojë sistemet ligjore në grumbullimin e informacionit të duhur dhe në analizën e aspekteve të rëndësishme të cilësisë.

Çfarë e bën këtë dokument “unik” krahasuar me modelet e përgjithshme të cilësisë (për shembull “Fondacioni Evropian për Menaxhimin e Cilësisë”) apo me modelet e krijuara në nivel kombëtar (për shembull, “Modeli i cilësisë” i Gjykatës finlandeze të Apelit të Rovaniemit apo “Modeli RechtspraaQ” në Holandë) është se ky dokument trajton cilësinë e gjyqësorit në tri nivele: në nivel kombëtar, në nivelin e gjykatës dhe në nivelin e gjyqtarëve të veçantë. Për secilin prej këtyre tri niveleve mund të hartohet një listë me pyetje. Këto lista nuk janë shteruese dhe mund të zgjerohen më tej. Ideja e përgjithshme e këtij dokumenti është të ndihmojë politikëbërësit dhe profesionistët e drejtësisë në përpjekjet e tyre për të përmirësuar cilësinë e gjykatave apo të sistemit gjyqësor në përgjithësi.

Lexuesit duhet t’i theksohet fakti se modelet që paraqiten në këtë dokument nuk janë modelet e vetme apo më të mirat që mund të gjenden. Ka edhe modele të tjera. Qëllimi parësor i modeleve është që ta bëjnë lexuesin të vetëdijshëm për elementët që  kritikë kur fillojmë një debat për cilësinë e drejtësisë apo kur përcaktojmë nivelin e cilësisë së një gjykate.

***


HYRJE

Cilësia e gjyqësorit dhe gjykatave

Modeli i cilësisë që propozohet në këtë listë është krijuar bazuar në pesë fusha matjesh. Katër fusha janë të lidhura me anën e ofertës (infrastruktura gjyqësore, ministria e drejtësisë, këshilli i drejtësisë) dhe një që lidhet me anën e kërkesës (përdoruesi i gjykatave).

Ana e ofertës

Tema “strategjia dhe politika” vendohet në qendër të modelit. Ajo ka të bëjë me aktivitetet që zhvillohen në nivel kombëtar, rajonal, apo në nivel gjykate në lidhje me zhvillimin e misioneve, programeve afatmesme dhe afatgjata, drejtimin e përgjithshëm të zhvillimit të ardhshëm të sistemeve gjyqësore në tërësi, apo të gjykatave të veçanta, dhe zgjedhjeve politike që bëhen për të forcuar, për shembull, bashkëpunimin me aktorët e gjyqësorit (të tilla si agjencitë e prokurorive dhe profesionistët ligjorë privatë). Ajo përfshin gjithashtu hartimin apo modifikimin e legjislacionit në lidhje me mbrojtjen e pozicionit të pavarur dhe kompetencave të gjykatave.

Duke qenë se funksionimi i duhur i gjyqësorit varet shumë nga cilësia e gjyqtarëve, prokurorëve dhe stafit, burimet njerëzore dhe statusi i gjyqësorit formojnë fushën e dytë të rëndësishme të modelit të cilësisë. Politikëbërësit dhe administratorët e gjykatave duhet të tërheqin vëmendjen e duhur ndaj zhvillimit të politikave të burimeve njerëzore (rekrutimi, trajnimi,edukimi dhe karriera e gjyqtarëve, prokurorëve dhe stafit). Duke qenë se gjykatat janë organizata ku informacioni luan një rol thelbësor, është e nevojshme që të hartohen politika të cilat promovojnë shkëmbimin e njohurive midis gjykatësve, prokurorëve, por edhe të stafit.

Burimet njerëzore janë një pasuri e rëndësishme për sistemet gjyqësore. Megjithatë, nuk janë faktori i vetëm që përcakton cilësinë. Për një funksionim të duhur të gjykatave, nevojiten burime financiare të mjaftueshme, si edhe instrumentet e duhura për të bërë të mundur që gjyqtarët, prokurorët dhe stafi të trajtojnë çështjet gjyqësore dhe të marrin vendime në mënyrë të shpejtë, të efektshme dhe efikase. Për këtë arsye, në shumë vende europiane, nxitet përdorimi i teknologjisë së informacionit dhe komunikimit në gjykata (sistemet e informacionit të menaxhimit të gjykatave, dosjet elektronike, shkëmbimi i të dhënave elektronike, konferenca me anë të lidhjeve me video, etj).  Përveç kësaj, vëmendje i duhet kushtuar çështjeve që lidhen me blerjen e mallrave, sigurinë e ndërtesave të gjykatave dhe informacionit, pra, dosjeve të gjykatave që mbahen në bazat e të dhënave apo në vende të posaçme të sigurta në ndërtesa. Në modelin e cilësisë, të gjitha këto tema përmblidhen në kutinë “mjetet e drejtësisë”.

Fusha e katërt e modelit të cilësisë ka të bëjë me procesin e “efektivitetit të punës/performancës” dhe të funksionimit. Këtu përfshihen të gjitha aktivitetet, duke filluar nga përgatitja e çështjeve deri te vendimmarrja e formës së prerë nga një gjykatës dhe ekzekutimi  i vendimit, Cilësia mund të ndikohet duke marrë masa të posaçme në nivel kombëtar, rajonal apo lokal (të gjykatës), për shembull, duke futur një politikë objektive për ndarjen e çështjeve nëpër gjykata dhe/ose midis gjyqtarëve, duke përmirësuar efikasitetin e seancave dëgjimore dhe administrimin efikas të politikës apo politikave të çështjeve, për të rritur sigurinë juridike apo për të përfshirë qytetarët në procesin e vendimmarrjes gjyqësore.

Ana e kërkesës

Në të gjitha modelet e përgjithshme të cilësisë, si ai i Fondacionit Evropian të Administrimit të Cilësisë (EFQM), Vlerësimi i Ekuilibruar me Pikë (Balanced Scorecard), Six Sigma, etj., theksohet rëndësia që ka perspektiva e orientuar nga klienti. Sigurisht, në disa pjesë, ka një dallim midis institucioneve publike dhe kompanive private. Duke adresuar një shërbim publik, CEPEJ do të marrë në konsideratë përdoruesit e gjykatave dhe jo klientët. Një nivel i lartë i cilësisë ka të bëjë me “përdoruesit” e kënaqur dhe me një perspektivë menaxhimi ku nevojat dhe dëshirat e klientëve merren mjaftueshëm në konsideratë dhe me faktin se një pjesë e caktuar e punës së gjykatave u drejtohet “përdoruesve jo vullnetarë”(në fushën penale), të cilët duhet të trajtohen duke respektuar në të njëjtën kohë të gjitha të drejtat ligjore dhe liritë e tyre individuale.


Për të ruajtur apo përmirësuar cilësinë e sistemit gjyqësor në tërësi, ka rëndësi të ketë një nivel të mjaftueshëm aksesi në drejtësi. Mund të merren masa në nivel kombëtar (apo rajonal) për të futur një skemë të ndihmës ligjore, për t’u ofruar palëve ndërgjyqëse mënyra alternative ndaj zgjidhjes së zakonshme të mosmarrëveshjeve, për t’u dhënë qytetarëve dhe përdoruesve të gjykatave informacion praktik për mënyrën se si operojnë gjykatat ose për t’u kushtuar vëmendje të veçantë personave të pambrojtur, etj. Megjithatë, nuk mjafton vetëm  që të ketë një shkallë të mjaftueshme aksesi në drejtësi. Duhet të ketë njëkohësisht një shkallë të pranueshme besimi publik te gjyqësori si edhe legjitimitet. Kjo është një nga arsyet përse besimi i publikut dhe legjitimiteti përfshihen në modelin e paraqitur këtu. Në përgjithësi, shkalla e lartë e cilësisë së gjyqësorit pasqyrohet në një shkallë të lartë besimi publik te gjyqësori.

Modeli i cilësisë përmblidhet në grafikun më poshtë.

Si të përdoret Lista e Kontrollit

Lista e Kontrollit ka për qëllim të ndihmojë politikëbërësit (në nivel kombëtar, rajonal dhe lokal), administratorët e gjykatave, gjyqtarët apo stafin tjetër të posaçëm të gjykatave që ka përgjegjësinë e promovimit dhe përmirësimit tëcilësisë së gjyqësorit dhe gjykatave. Kjo është një Liste kontrolli për ministritë e drejtësisë, këshillat e lartë të drejtësisë, gjykatat e larta, gjykatat e apelit, gjykatat e shkallës së parë, tribunalet (gjykatat) e specializuara, etj.

Listat e kontrollit janë ndërtuar mbështetur në pesë fushat që përshkruhen me sipër. Për secilën nga këto fusha, janë identifikuar nën-tema dhe është dhënë një listë me pyetje. Pyetjet janë hartuar në atë mënyrë që të përcaktojnë shpejt dhe me lehtësi ekzistencën apo mos ekzistencën e politikave të cilësisë, masat e cilësisë, apo pika të tjera ku duhet pasur kujdes, që kanë të bëjnë me cilësinë e gjykatave dhe të gjyqësorit.

Përdoruesit e Listës së Kontrollit mund të kontrollojnë duke “vënë një shenjë” në kutinë përkatëse – nëse një temë e caktuar apo një pikë ku duhet treguar vëmendje është mbuluar ndërkohë nga organizata apo jo. Nëse jo, ajo mund t’i ndihmojë organizatat të hartojnë politika të reja, të modifikojnë politikat aktuale dhe t’u kushtojnë vëmendje çështjeve të caktuara të cilësisë që kanë të bëjnë me punën e gjykatave, gjyqtarëve, prokurorëve dhe stafit.


Pas çdo pyetjeje, jepen kolonat e mëposhtme: shteti (Sh), gjykata (GJ) dhe gjyqtari (Gjyq).  Për ta bërë këtë Listë Kontrolli të zbatueshme për vende të caktuara, ku gjyqësori dhe gjykatat kanë përgjegjësi edhe në nivel qarku/rrethi, është shtuar edhe një kolonë për qarkun/rrethin gjyqësor (Rr) (për shembull, për Kantonet zvicerane apo për Landet gjermane). Jo të gjitha pyetjet që përfshihen në listën e kontrollit mund të jenë të zbatueshme për situatën tuaj konkrete.  Në rast se ndodh kështu, vihet një shenjë tek kutia “NZ”  (nuk zbatohet).

Shembull

Shtyllat kryesore të funksionimit të drejtësisë

SH

RR

GJ

GJYQ

NZ

I. STRATEGJIA DHE POLITIKA

I.1. Organizimi gjyqësor dhe politika

1.    A ka një autoritet publik (Ministria e Drejtësisë apo Këshilli i Lartë i Drejtësisë) që ka përgjegjësinë  për hartimin e politikave të përgjithshme dhe dokumenteve strategjikë në lidhje me gjyqësorin?

r

2.    A ka ligje që mbështesin gjykatat apo organizimin e gjykatave?

r

3.    A ka ndonjë garanci në nivel kushtetues (ose në nivelin më të lartë të hierarkisë së ligjeve ) për të mbrojtur pavarësinë e gjyqësorit nga pushtetet ekzekutive dhe legjislative?

r

Vlerësimi

Në strukturën e listës së kontrollit ka një vend të rezervuar për vlerësime. Arsyeja për këtë është se vlerësimi i politikave, aktiviteteve dhe efektivitetit të punës është një pjesë integrale e politikës së cilësisë.  Informacioni i marrë nga vlerësimi mund të përdoret si një burim për përmirësime dhe ndryshime, me synim arritjen e një cilësie më të mirë të gjyqësorit dhe gjykatave.


(Sh: Shteti; Rr: Rrethi; K: Gjykatat; Gj: Gjyqtari, n.z: nuk zbatohet)

Shtyllat kryesore të funksionimit të drejtësisë

Sh

Rr

Gj

GJYQ

n.z

I. STRATEGJIIA DHE POLITIKA

I.1. Organizimi gjyqësor dhe politikat

1.    A ka ndonjë autoritet publik (Ministria e Drejtësisë apo Këshilli i Lartë i Drejtësisë) që është përgjegjës për hartimin e politikave të përgjithshme dhe dokumenteve strategjike në lidhje me gjyqësorin?

2.    A ka ligje që mbështesin gjykatat apo organizimin e gjykatave?

3.    A ka garanci në nivel kushtetues (ose në nivelin më të lartë të hierarkisë së ligjeve) për të mbrojtur pavarësinë e gjyqësorit nga pushtetet ekzekutiv dhe legjislative?

4.    A ka ndonjë politikë për specializimin e gjykatave dhe/ose të kategorive të caktuara të gjyqtarëve?

5.    A janë të përcaktuar synimet (e përmbushjes së detyrave/performancës) për gjykatat?

6.    A ka një strategji dhe politikë për nevojat dhe planifikimin e burimeve të gjykatave?

7.    A ka një politikë për strukturën dhe kompetencat e gjykatave, duke përfshirë politikën për vendndodhjen gjeografike të gjykatave?

I.2. Misioni, strategjia, objektivat

1.    A ka përcaktuar administrata e gjykatës një mision /vizion dhe një strategji (këtu duhet të përfshihen karakteristikat bazë të gjyqësorit, të tilla si paanësia, pavarësia, siguria juridike dhe aksesi)?

2.    A i bën publicitet të gjerë administrata e gjykatës misionit /vizionit dhe strategjisë te palët e interesuara, gjyqtarët dhe prokurorët dhe te stafi i gjykatës?

3.    A e përkthen administrata e gjykatës misionin/vizionin në objektiva dhe përparësi konkrete dhe të matshme? A ka tregues të përmbushjes së detyrave/performancës?

4.    A  përcakton administrata e gjykatës faktorët kyç të suksesit për arritjen e këtyre objektivave?

5.    A i merr parasysh administrata e gjykatës pritshmëritë në lidhej me nevojat dhe dëshirat e  ligjshme të palëve të interesuara të brendshme dhe të jashtme në hartimin e politikave të gjykatës?

6.    A mban kontakte sistematike administrata e gjykatës me palët e interesuara të brendshme dhe të jashtme?

7.    A siguron administrata e gjykatës një kulturë që synon stimulimin dhe frymëzimin e përmirësimeve në organizimin e përgjithshëm?

8.    A i ka përcaktuar administrata e gjykatës përparësitë mbi të cilat duhet të zhvillohen politikat e gjykatës?

9.    A ka përshkruar administrata e gjykatës se si duhet të zhvillohet procesi i vendimmarrjes për këto përparësi?

I.3. Shpërndarja e çështjeve dhe delegimi i përgjegjësive nga gjyqtarët te stafi jo gjyqësor  

1.    A ekziston një sistem me anë të të cilit monitorohet ngarkesa e punës e secilit gjykatës në vazhdimësi?

2.    A ka gjykata mundësi të ricaktojë çështjet apo detyrat me qëllim rritjen e efikasitetit të punës në gjykatë? A është gjykata në gjendje të vendosë një elasticitet të tillë midis gjyqtarëve që të bëjë të mundur ricaktime të tilla?

3.    A ka hartuar administrata e gjykatës një politikë për delegimin e përgjegjësive nga gjyqtarët te stafi jo gjyqësor?

4.    A ka përcaktuar administrata e gjykatës një metodë objektive për ndarjen e çështjeve midis gjyqtarëve?

5.    A bëhet i ditur informacioni për ndarjen e çështjeve tek e gjithë organizata e gjykatës?

6.   A  ka përcaktuar administrata e gjykatës detyrat kryesore, rolin dhe standardet për zyrën e nëpunësve/sekretarëve të gjykatës?


Shtyllat kryesore të funksionimit të drejtësisë

S

R

C

J

n.z

I.4. Vlerësimi i strategjisë

1.    A ekziston një sistem për vlerësimin e administrimit të risqeve strategjikë?

2.    A vlerësohet rregullisht zbatimi i politikave për ndryshimet në strukturën e organizatës së gjykatës?

3.    A vlerësohet rregullisht zbatimi i ndryshimeve në legjislacion?

4.    A vlerësohen ndryshimet në legjislacion dhe ndikimi i tyre te gjykatat dhe/ose gjykatësit/prokurorët?

5.    A vlerësohen sistematikisht efektiviteti dhe efikasiteti i procedurave gjyqësore dhe i zgjidhjeve alternative të mosmarrëveshjeve (ADR/ZAM)?

II. “PUNA” DHE PROCESI OPERACIONAL

II.1. Legjislacioni

1.    A përdoren standarde cilësie dhe udhëzime për hartimin e ligjeve të reja apo të ndryshimeve në legjislacionin ekzistues?

2.    A vlerësohet ndikimi i futjes së ligjeve të reja apo i ndryshimeve në legjislacionin aktual në ngarkesën e punës së gjykatave? Në se po, a shpie kjo në ndryshime në kapacitetet (e stafit) e gjykatave?

3.    A shqyrtohen dhe komentohen propozimet legjislative të bëra nga ekzekutivi në Parlament nga autoritete të pavarura dhe nga gjyqësori si pjesë e procesit legjislativ?

4.    A rishikohen rregullisht dhe a ndryshohen ligjet procedurale (civile, penale, administrative) për të rritur efikasitetin dhe efektivitetin e procedurave të gjykatës?

5.    A ka ndonjë ligj specifik (ligje formale dhe procedurale) për përdorimin e ADR/ZAM?

II.2. Procedurat e gjykatës

1.    A merren masa për të siguruar një ndarje të drejtë dhe efikase të ngarkesës së punës midis gjyqtarëve (pra, për të ndjekur fluksin e çështjeve, numrin e çështjeve që i besohen secilit gjyqtar, shpejtësinë e trajtimit të një çështjeje, analizën e aktiviteteve të jashtme, etj)?

2.    A merren masa për të siguruar përshtatshmërinë midis funksioneve të një gjykatësi dhe dosjeve që i besohen atij (periudhat e trajnimit, specializimet, rigrupimit të çështjeve, "dosjeve test", etj)?

3.    A po merren masa për të siguruar transparencë në ndarjen e dosjeve gjyqtarëve (pra, kriteret objektive fillestare dhe publike)?

4.    A ka një politikë të përcaktuar në lidhje me trajtimin e çështjeve nga një gjyqtar i vetëm, ose nga një panel gjyqtarësh?

II.3. Siguria juridike

1.    A ka një politikë në lidhje me promovimin e sigurisë ligjore?

2.    A ka instrumente specifikë që përdoren për promovimin e sigurisë juridike, për shembull, një sistem i brendshëm për jurisprudencën, apo organizimin e takimeve për të diskutuar jurisprudencën përkatëse?

II.4. Menaxhimi i çështjeve

1.    A ka secili gjyqtar instrumente të posaçme që i japin mundësi të njohë – në kohë reale - gjendjen e çështjeve në gjykim (që presin të shqyrtohen) në departamentin e tij apo të saj?

2.    A ka mundësi gjyqtari të ndajë informacionin që ka me stafin administrativ të tij apo të saj?

3.    A bëhet i njohur ky informacion brenda gjykatës?

4.    A kanë të drejtë gjyqtarët të marrin masa alternative, por jo shtrënguese, për të zgjidhur konflikte gjatë një procesi gjyqësor për një çështje në pritje të vendimit?

5.    Janë proceset  gjyqësore (në parim) të hapura për publikun?

6.    Organizohen procedurat në mënyrë të shpejtuar për të zgjidhur konfliktin?

7.    A organizohen dhe realizohen proceset gjyqësore në mënyrë të tillë që të minimizohen shpenzimet e palëve dhe të tjerëve që përfshihen në këto procese gjyqësore?


Shtyllat kryesore të funksionimit të drejtësisë

Sh

Rr

GJ

Gjyq

n.z

8.    A merren masa me qëllim që palët dhe avokatët të kenë besim se gjyqtarët janë duke i përgatitur çështjet e tyre si duhet, kanë përvojë të mjaftueshme për të trajtuar çështjet dhe se pozicioni i tyre është kuptuar plotësisht?

9.    A kanë gjyqtarët/prokurorët kompetencën/autoritetin për t’ua kaluar mosmarrëveshje të caktuara për zgjidhje ndërmjetësve ?

10. A ekzistojnë praktika për të siguruar që ndërmjetësit të mos i vonojnë çështjet në mënyrë të panevojshme?

II.5. Menaxhimi i seancave dëgjimore

1.    A ka një politikë për përgatitjen e seancave dëgjimore?

2.    A planifikohet seanca dëgjimore brenda disa ditëve pas marrjes së çështjes, në bashkëpunim me përfaqësuesit ligjorë të palëve, për të vendosur për kohëzgjatjen e procesit gjyqësor dhe kohën që nevojitet për t’u përgatitur për seancën kryesore gjyqësore?

3.    A ka ndonjë sistem për të matur fillimin në kohë të seancave dëgjimore?

4.    A njoftohen palët kur seanca dëgjimore shtyhet apo vonohet?

5.    A ka një sistem informatik cili përdoret për të përcaktuar një planifikim efikas të seancave gjyqësore?

6.    Për sa u takon gjyqtarëve:

o   A përgatisin ata dosjet gjyqësore në mënyrën e duhur, duke pasur parasysh hetimin me gojë?

o   A e kanë ata aftësinë të përmirësojnë idenë që kanë aktorët e ndryshëm në proceset gjyqësore për rolin e tyre?

o   A e kontrollojnë ata shpërndarjen e kohës që u jepet për të folur palëve dhe dëshmitarëve?

o   A i kontrollojnë ata punonjësit e policisë së  seancës gjyqësore si duhet?

o   A i marrin parasysh pritshmëritë e palëve dhe të dëshmitarëve gjatë fazës verbale të procesit gjyqësor?

o   A e kontrollojnë kalendarin kohor të procesit gjyqësor?

o   A janë të përpiktë?

7.    A dërgohen fletëthirrjet për seancat sa më shpejt që të jetë e mundur, për të shmangur kohë të panevojshme pritjeje (inaktiviteti), (takimet e planifikuara, intervale kohore, etj)?

8.    A e kanë palët mundësinë për të kërkuar trajtim me përparësi të çështjes, nëse paraqesin arsye të ligjshme?

II.6. Administrimi i afateve kohore

1.    A ka një politikë për caktimin e afateve kohore të parashikueshme dhe optimale?

2.    A ka standarde apo norma të përcaktuara në lidhje me kohëzgjatjen e pranueshme të proceseve  gjyqësore?

3.    A ka një politikë për menaxhimin e çështjeve për të penguar vonesat?

4.    A merren masa për të përshpejtuar çështjet e vonuara dhe për të pakësuar ngarkesën e çështjeve të grumbulluara (të mbartura)?

5.    A luan ndonjë rol aktiv gjyqtari në administrimin e zhvillimit të proceseve gjyqësore në kohë?

6.    A mund të negociojnë palët me gjykatën për afatet kohore që do të përdoren?[3]

7.    A caktohet ndonjë afat kohor për dhënien e vendimit pas seancës gjyqësore?

II.7. Ekzekutimi i vendimeve gjyqësore

1.    A ka ndonjë politikë për ekzekutimin e vendimeve gjyqësore?

2.    A ka ndonjë sistem për njoftimin e vendimeve gjyqësore?

3.    A ka ndonjë afat kohor maksimal të përcaktuar midis vendimit të formës së prerë të një gjyqtari dhe njoftimit të palëve për vendimin?

4.    A monitorohet periodikisht afati kohor midis vendimit të formës së prerë të një gjyqtari dhe ekzekutimit të vendimit gjyqësor?

5.    Kur ekzekutimi i vendimeve u besohet anëtarëve të një profesioni të caktuar (përmbaruesve, etj), a mbikëqyren ata nga autoritetet gjyqësore?


Shtyllat kryesore të funksionimit të drejtësisë

Sh

Rr

Gj

Gjyq

n.z.

II.8. Partnerët e drejtësisë

1.    A ka një listë të përditësuar të ekspertëve të gjykatës, përkthyesve, e cila mund të konsultohet?

2.    A bashkëpunon gjykata me institucione të tjera (polici, avokatë, prokurorë, punonjës social, kujdestarë, ekspertë, etj)?

3.    A ka një listë të përditësuar të kujdestarëve?

4.    A ka një sistem për kontrollin e cilësisë së ekspertëve dhe përkthyesve të gjykatës?

5.    A ka afate të përcaktuara për marrjen e një raporti nga një ekspert ?

6.    A ka mundësi për të vënë në diskutim rezultatin e një raporti të një eksperti ?

7.    A janë të certifikuar ekspertët dhe përkthyesit e gjykatës?

II.9. Menaxhimi dhe arkivimi i dosjeve

1.    A ekziston një sistem informacioni për administrimin e dosjeve dhe çështjeve gjyqësore?

2.    A ka ndonjë politikë të posaçme në lidhje me arkivimin e dosjeve dhe vendimeve gjyqësore?

3.    A ekziston një sistem (elektronik) informacioni për arkivimin e çështjeve dhe vendimeve gjyqësore?

4.    A ekziston një sistem gjyqësor me dosje elektronike?

5.    A është e mundur të paraqiten dokumente në gjykatë në formë elektronike?

II.10 Vlerësimi i performancës[4]

1.    A ka ndonjë sistem për vlerësimin e risqeve të punës dhe të cilësisë së mbikëqyrjes të brendshme të gjykatave nga administratorët e gjykatës?

2.    A merret parasysh administrimi i risqeve të punës:

o   Rreziqet  e humbjes së besimit  të publikut te gjyqësori (marrëdhënia me median, menaxhimi i komunikimit nga gjykatësit/prokurorët, etj.)?

o   Reziqet e lidhura me besueshmërinë e procedurave (në veçanti në lidhje me sistemin e informacionit)

në politikat e gjykatës?

3.    A bën administrata e gjykatave vlerësime periodike të efektivitetit të punës së gjykatës?

4.    A ka ndonjë politikë për botimin e rezultateve të vlerësimit?

5.    A vlerësohen periodikisht rregulloret dhe standardet e cilësisë?

6.    Pas rezultateve të vlerësimit, a janë identifikuar dhe zbatuar masa për përmirësimin e situatës? A monitorohen këto përmirësime?

7.    A regjistrohet dhe botohet përqindja e çështjeve gjyqësore të gjykuara me trupa gjykues të plotë (panele gjyqtarësh)?

8.    A regjistrohet dhe botohet numri i kundërshtimeve të suksesshme?

9.    A regjistrohet dhe botohet përqindja e apelimeve?

10. A regjistrohet dhe bëhet publike produktiviteti (rendimenti) i gjyqtarëve dhe stafit të gjykatës?

11. A regjistrohet përqindja e vendimeve që prishen ?

12. A regjistrohet dhe botohet sistematikisht kohëzgjatja e procesit gjyqësor?

13. A është e mundur të përcaktohet numri i përgjithshëm i çështjeve që vijnë, që janë në gjykim për një kohë të gjatë dhe që vendosen gjatë një periudhe të caktuar kohe?

14. A analizohet sistematikisht natyra e çështjeve në gjykim për një kohë të gjatë?

15. A janë përcaktuar objektivat për uljen e ngarkesës me  çështjeve të mbartura?

16. A ekziston një sistem sasior dhe cilësor për vlerësimin e aktivitetit të  secilit gjyqtar?

17. A është e mundur të paraqitet informacion për numrin e çështjeve në gjykim për një kohë të gjatë dhe të vendosura nga një gjyqtar i caktuar në një kohë të caktuar?

18. A ka çdo gjyqtar akses në informacionin për departamentin e gjykatës së tij/saj, për departamentin e kolegëve, si edhe në të dhëna për të gjithë gjykatën?

19. A janë aspektet cilësore të performancës së çdo gjyqtari gjithashtu pjesë e politikës së gjykatës për burimet njerëzore?


Shtyllat kryesore të funksionimit të drejtësisë

Sh

Rr

Gj

GJYQ

n.z

III. AKSESI NЁ DREJTЁSI, KOMUNIKIMI ME QYTETARЁT DHE PUBLIKUN

III.1. Aksesi në informacionin ligjor dhe në informacionin për gjykatën

1.    A botohen ligjet në mënyrë të tillë që të gjenden me lehtësi?

2.    A ka faqe interneti pa pagesë, që ofrojnë mundësi për të përdorur tekste ligjore?

3.    A është stafi i pritjes i trajnuar për t’u shpjeguar vizitorëve dhe përdoruesve të gjykatave metodat e punës, rregullat e procedurave dhe informacione të tjera praktike?

4.    A janë akt-gjykimet dhe vendimet e gjykatës të aksesueshme në faqet e internetit të gjykatës?

5.    A ka një politikë për botimin e vendimeve të gjykatës?

6.    A kanë njerëzit që flasin/lexojnë gjuhët e pakicave qasje në një version zyrtar të teksteve ligjore në gjuhët e tyre?

7.    A kanë të drejtë personat që nuk kuptojnë gjuhën zyrtare të përdorur në proceset gjyqësore të kenë një përkthyes (pa pagesë)?

8.    A kanë gjykatat shërbim përkthimi, apo mund të thirren përkthyesit brenda një kohe të shkurtër?

9.    A kanë qytetarët mundësi të gjejnë me lehtësi informacion për funksionimin e gjykatave?

10. A është informacioni për të drejtat dhe detyrimet e qytetarëve (siç thuhet në ligj) gjerësisht i disponueshëm për ta (për shembull, përmes një numri të përgjithshëm telefonik)?

11. A përshtatet përmbajtja e këtij  informacioni për gamën e gjerë të situatave ekzistuese (fëmijë në rrezik, divorce, procedimeve penale, vendet ku ndodhen institucionet e ndalimit, etj)?

12. A kanë gjykatat një pikë informacioni  për vizitorët e gjykatës?

13. A ka një listë të përditësuar të avokatëve, që mund të merret te recepsioni i gjykatës dhe/ose në faqen e saj në internet?

14. A gjenden fletëpalosje me informacion në gjykatë për përdoruesit?

15. A mund të jetë e pranishme apo e përfaqësuar një palë ndërgjyqëse  në të gjitha nivelet e  procesit gjyqësor?

16. Kur një palë ndërgjygjëse përfaqësohet nga një avokat, a është ky përfaqësim monopol i avokatëve?

17. Kur avokatët nuk kanë monopolin e përfaqësimit, a ka mundësi që shoqatat apo sindikatat të ofrojnë këshilla ligjore apo asistencë ligjore për palët (për shembull për çështje sociale apo të drejtën e konsumatorëve)?

III.2. Mundësi financiare

1.    A kanë të drejtë palët ndërgjyqëse pa mjetet e nevojshme financiare për të pasur konsultime ligjore falas, ose me çmim të reduktuar me qëllim që të informohen për të drejtat (civile) dhe detyrimet e tyre? Nëse po, a ndodh kjo në të gjitha fushat e ligjit?

2.    A munden palët ndërgjyqëse të sigurojnë përfaqësim ligjor falas apo me çmim të reduktuar (të financuar nga buxheti i qeverisë për ndihmën ligjore) nga një avokat? A vlen kjo vetëm për çështje penale, apo për të gjitha fushat e tjera?

3.    A janë transparente shpenzimet/tarifat për një proces?

4.    A ka një sistem që garanton strukturimin e shpenzimeve /tarifave për një procedurë?

5.    A ka rregulla të përgjithshme në lidhje me pagesën e tarifave të gjykatës apo taksat e gjykatës në proceset penale, apo në procese të tjera të ndryshme nga ato penale?

6.    A japin konsultime falas anëtarët e shoqatës së avokatëve?

7.    Në përpjekje për të siguruar që publiku të jetë në dijeni të kostos të procesit gjyqësor:

o   A u kërkohet avokatëve të bëjnë publike tarifat që do të kërkojnë dhe të bëjnë kontrata me klientët e tyre?

o   A ka procedura ligjore për kundërshtimin e tarifave tepër të larta nga avokatët?

o   A ka procedura ligjore për kundërshtimin e tarifave tepër të larta të kërkuara nga ekspertët?

8.    A ekziston mundësia (ligjore) për të kundërshtuar tarifat që kërkojnë avokatët dhe ekspertët?


Shtyllat kryesore të funksionimit të drejtësisë

Sh

Rr

Gj

Gjyq

n.z

III.3. Akses fizik dhe virtual

1.    A ndodhen gjykatat në vende ku mund të shkohet me lehtësi?

2.    A ka ndonjë dispozitë për të mbajtur seancat dëgjimore në vende të tjera, larg selisë kryesore të gjykatës?

3.    A është stafi i recepsionit i trajnuar si duhet për t’ua larguar stresin personave që thirren në gjykatë?

4.    A ka hartuar gjykata një kartë të posaçme për të përmirësuar pritjen e vizitorëve?

5.    A kanë mundësi njerëzit me paaftësi apo njerëzit e moshuar të hyjnë lirisht në:

Vendet e rezervuara të parkimit?

      Ndërtesa përmes rampeve të posaçme?

6.    Në rast nevoje, a egziston mundësia që dikush t’i shoqërojë ata në sallat e gjyqit?

7.    A janë sallat e pritjes dhe të seancave gjyqësore të pajisura si duhet dhe me standarde të arsyeshme?       

8.    A ka dhoma në gjykatë ku avokatët mund të takohen me klientët e tyre?

9.    A janë dhomat e pritjes të organizuara në mënyrë të tillë që palëve kundërshtare të mos ju duhet të presin së bashku në të njëjtin vend?

10.  A ka ndonjë shenjë/tabelë për të orientuar vizitorët që hyjnë në ndërtesën e gjykatës?

11.  A ka ndonjë politikë për përdorimin e Zgjidhjen Alternative të Mosmarrëveshjeve (ADR/ZAM)?

12.  A gjenden me lehtësi ndërmjetësit për të zgjidhur mosmarrëveshje të caktuara?

III.4. Trajtimi i palëve

1.    Kur palët ndërgjyqëse paraqiten personalisht, a kanë gjykatësit dhe stafi tjetër kohën dhe trajnimin e mjaftueshëm për t’u dhënë palëve shpjegimet bazë për mosmarrëveshjen në të cilën janë palë?

2.    A u jepen këshillat e duhura pjesëmarrësve në proces , duke ruajtur njëkohësisht paanësinë dhe ndershmërinë e gjykatës?

3.    A trajtohen pjesëmarrësit në procedura si edhe publiku në mënyrë të tillë që të ruhet dinjiteti i tyre?

4.    A janë gjykatësit të aftë të sigurojnë plotësimin e nevojave të personave që thirren për të kuptuar gjuhën ligjore të procedurave ?

5.    A i marrin gjykatësit në konsideratë shpenzimet e palëve për procesin gjyqësor, duke:

o   Kufizuar masat që duhen marrë (raporti i ekspertëve, pagesat në gjykatë, etj)?

o   U dhënë përparësi çështjeve që kanë një ndikim të drejtpërdrejtë në burimet e palëve (pushim, ndihmë ekonomike, etj)?

 

6.    A u kërkojnë gjykatësit atyre që janë të pranishëm gjatë seancës dëgjimore të tregojnë ndonjë arsye se përse duhet t’u jepet përparësi, ose nëse kanë ndonjë kërkesë të posaçme (p.sh. njerëzit që nuk janë në gjendje të qëndrojnë në këmbë)?

7.    A i organizojnë gjyqtarët seancat dëgjimore në mënyrë të tillë që njerëzit të mund të dëgjohen në kohë të caktuara?

8.    A lejohen palët të ndërhyjnë, në veçanti, të kërkojnë shpjegime?

9.    A ka një procedurë publike për ankimime?

III.5. Dhënia e vendimeve

1.    A bëhet në mënyrë të kuptueshme dhënia e vendimeve dhe arsyetimi i tyre nga gjykatësit?

2.    A janë arsyet për vendimin e dhënë të hollësishme dhe sistematike?

3.    A janë arsyet e vendimit për palët dhe profesionistët ligjorë të dhëna në mënyrë të tillë që të provojnë qartë drejtësinë dhe ligjshmërinë e tij?

4.    A ka rregulla dhe standarde specifike që përdoren për paraqitjen e vendimeve gjyqësore?

5.    A merren parasysh sa duhet pritshmëritë e palëve, avokatëve, gjykatave të instancave më të ulëta dhe më të larta në hartimin e vendimeve gjyqësore?

6.    A përdoren vendimet dhe rregullat “standarde” për “shumicën” e çështjeve?


Shtyllat kryesore të funksionimit të drejtësisë

Sh

Rr

Gj

Gjyq

n.z.

III.6. Legjitimiteti dhe besimi i publikut

1.    A ka një raport vjetor që u paraqitet qytetarëve për cilësinë dhe funksionimin e sistemit gjyqësor?

2.    A diskutohet ky raport  në parlament?

3.    A bëhet një vlerësimi rregullt i besimit të publikut te gjyqësori?

4.  A ka një raport publik të rregullt mbi funksionimin (performancën e gjykatës) dhe cilësinë e  gjykatës?

5.    A ngrihen komitete të posaçme hetimore për të kryer studime për vështirësitë e funksionimit të gjyqësorit? A bëhet publike puna e këtyre komiteteve?

6.    A ekziston një kartë që përmban të drejtat dhe detyrat e përdoruesve të gjykatës?

7.    A kanë palët mundësi të marrin, në momente të caktuara, informacion për fazën ku kanë arritur procedimet për çështjet e  tyre?

o   Drejtpërdrejt (përmes marrjes së informacionit apo internetit)?

o   Tërthorazi, përmes këshilltarëve të tyre ligjorë (pra, avokatëve apo përfaqësuesve ligjorë)?

8.    A është informacioni për sistemin e masave disiplinore dhe sanksionet që vendosen nga gjyqësori i disponueshëm për publikun e gjerë dhe përdoruesit e gjykatës dhe a bëhen shifrat publike?

9.    A luajnë qytetarët një rol konsultativ në diskutimin e përparësive të sistemit gjyqësor (financim, përparësia që i jepet mosmarrëveshjeve të caktuara, etj.)?

10. A janë shoqatat roli social i të cilave lidhet me sistemin gjyqësor (viktima, konsumatorë, etj.) në gjendje të luajnë një rol të veçantë në përmirësimin e funksionimit të drejtësisë?

11. A organizohen shkëmbime të rregullta mendimesh për funksionimin dhe cilësinë e gjykatave në nivel lokal (debate publike, takime me shoqatat), pritje të fëmijëve të shkollave, etj.) ?

12. A ka gjykata një punonjës të posaçëm të trajnuar për t’u marrë me shtypin?

13. A ka ndonjë dokument konsensual të botuar, i  cili është rezultat i konsultimeve midis gjyqtarëve dhe profesionistëve të tjerë ligjorë, i cili të përcaktojë rregullat e sjelljes apo masat organizative për të cilat është rënë dakord nga të gjithë?

14. A organizohen ditë të hapura për të gjithë qytetarët për të vizituar gjykatat?

III.7. Vlerësimi

1.    A ka një sistem vlerësimi për matjen e humbjes (potenciale) të besimit të publikut te gjyqësori?

2.    A merret parasysh risku i humbjes së besimit të publikut te gjyqësori në politikat e gjykatës (marrëdhënia me median, komunikimi me gjykatësit /prokurorët, etj.)?

3.    A janë identifikuar përdoruesit përkatës (përdoruesit përfshijnë palët ndërgjyqëse, avokatët, prokurorët, shërbimin e përmbarimit dhe kujdesin e mëpasëm, përkthyesit, bordin e mbrojtjes së fëmijëve, ekspertët, etj.).

4.    A vlerësohet periodikisht se sa të kënaqur janë përdoruesit me gjykatat?

5.    A bëhen publike rezultatet e vlerësimit të përftura nga sondazhet mbi kënaqjen e  përdoruesve nga gjykatat?

6.    A monitorohet progresi i kësaj teme në bazë të rezultateve të secilit vlerësim (temat për të cilat përdoruesit mund të pyeten, janë për shembull: trajtimi nga gjykatësit dhe sjellja e këtyre të fundit, infrastruktura dhe shërbimet e gjykatës, vonesat përpara se të fillojë gjyqi, përshtypja për sa i takon sigurisë juridike dhe lehtësia e të kuptuarit të vendimit)? A përdoren këto për të përmirësuar funksionimin e gjykatave?

IV. BURIMET NJERËZORE THE STATUSI I GJYQËSORIT DHE STAFIT

IV.1. Politika e burimeve njerëzore

1.     A ka një strategji afatgjatë dhe një politikë për rekrutimin, përzgjedhjen, trajnimin, vlerësimin, ecjen në karrierë dhe për pagat e gjyqësorit dhe stafit të gjykatave?

2.     A ka ndonjë politikë afatshkurtër për rekrutimin, përzgjedhjen, trajnimin, vlerësimin, ecjen në karrierë, ndryshimet e pagave të gjyqësorit dhe stafit?


Shtyllat kryesore të funksionimit të drejtësisë

Sh

Rr

Gj

Gjyq

n.z

3.     A ekziston një institut i pavarur kombëtar trajnimi për gjykatësit dhe prokurorët (shkollë juridike)?

4.     A ka një politikë për shkëmbimin e përvojës midis gjykatave dhe midis gjyqtarëve?

5.     A është shpërblimi i gjyqtarëve dhe prokurorëve i rregulluar me ligj?

6.     A ekziston një sistem vlerësimi për gjykatësit dhe prokurorët?

7.     A i dinë gjyqtarët dhe prokurorët kriteret e vlerësimit që përdoren për ta?

8.     A përfshihen temat e mëposhtme në kriteret e vlerësimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve?

o    Integriteti personal dhe profesional i gjyqtarëve dhe prokurorëve;

o    Sjellja e duhur në marrëdhëniet me median e shkruar;

o    Sjellja e duhur në lidhje me aktivitetet politike dhe të sindikatave;

o    Pavarësia përkundrejt medias dhe politikës;

o    Trajtimi i palëve;

o    Kompetencat profesionale.

9.     A janë kriteret e vlerësimit për gjyqtarët dhe prokurorët të qarta sa duhen?

10.  A vlerësohen aftësitë e kandidatëve për postin e një gjykatësi apo të një prokurori kur ata hyjnë në sistemin e gjyqësorit?

11.  A vlerësohet sjellja etike personale e gjyqtarëve dhe prokurorëve përpara hyrjes së tyre në sistemin gjyqësor?

12.  A ka kritere objektive për përzgjedhjen e gjykatësve dhe prokurorëve të ardhshëm?

13.  A janë këto kritere të njohura për kandidatët?

14.  A ekziston një sistem vlerësimi për stafin jo gjyqësor/prokurorët?

15.  A janë të njohura për stafin kriteret e përdorura nga ky sistem?

IV.2 Statusi dhe kompetencat e gjyqësorit

1.     A përcaktohet me ligj statusi dhe pozicioni i gjyqtarëve dhe prokurorëve?

2.     A përshkruhen kompetencat e gjyqtarëve dhe prokurorëve në dokumentet kryesore të politikave apo janë ato të përcaktuara me ligj?

3.     A inkurajohen gjyqtarët dhe prokurorët të përcaktojnë praktikat më të mira dhe kodet e sjelljes?

4.     A përshkruhet në ligj mbrojtja e pozitës së pavarur të gjykatësve?

5.     A ka një Këshill të Gjyqësorit? A luan Këshilli rol në forcimin e pavarësisë së gjyqësorit?

IV.3. Trajnimi dhe zhvillimi i kompetencave

1.    A e nxit administrata e gjykatave bashkëpunimin midis departamenteve të gjykatës?

2.    A i ndjek administrata e gjykatave kërkesat për njohuri dhe aftësi profesionale të gjykatësve dhe prokurorëve dhe stafit të gjykatave?

3.    A ka zhvilluar administrata e gjykatave një politikë për ekspertizën dhe qëndrimin e të gjithë anëtarëve të stafit të gjykatës?

4.    A ka një politikë të gjykatës për të forcuar kulturën e bashkëpunimit dhe integritetin?

5.    A zhvillon administrata e gjykatave një politikë për ruajtjen dhe stimulimin e integritetit gjyqësor në të gjitha nivelet e gjykatës?

6.    A ka një politikë në lidhje me shpërndarjen e ndihmës gjyqtarëve?

7.    A ka administrata e gjykatës një politikë për specializimin e gjykatësve?

8.    A i ka përshkruar administrata e gjykatave kompetencat bazë të stafit?

9.    A janë aftësitë dhe teknikat organizative për administrimin e seancave dëgjimore pjesë e kursit të trajnimit fillestar të gjyqtarëve dhe prokurorëve që hyjnë në sistemin gjyqësor?

10. A ndjekin gjyqtarët dhe prokurorët një trajnim fillestar dhe/ose të vazhdueshëm?

11. A ka një standard për trajnimin fillestar dhe/ose të vazhdueshëm?

12. A u mësohet gjyqtarëve dhe prokurorëve të ardhshëm sjellja e etikës personale përpara se të hyjnë në sistemin gjyqësor?

13. A trajtohen çështjet e etikës gjatë trajnimit të vazhdueshëm?

14. A trajtohet në mënyrë të veçantë etika specifike  për punë të caktuara - si p.sh. ajo në gjykatat e të miturve ??


Shtyllat kryesore të funksionimit të drejtësisë

Sh

Rr

Gj

Gjyq

n.z

15. A i jepet rëndësia e duhur kompetencave në lidhje me trajtimin e gjykatësve dhe prokurorëve dhe qëndrimit të tyre?

16. A trajtohen kompetencat organizative dhe teknikat e trajtimit të seancave dëgjimore në trajnimin e vazhdueshëm?

17. A trajtohen teknikat e shkrimit, hartimit në trajnimin fillestar përpara futjes në gjyqësor?

18. A përfshihen teknikat e hartimit në trajnimin e vazhdueshëm?

19. A lidhet lëvizshmëria e gjykatësve dhe prokurorëve me përftimin e njohurive të nevojshme për një funksion të ri?

20. A lidhen funksione të posaçme – të tilla si kryesia e një trupi gjykues apo e një gjykate – me programe të posaçme trajnimi?

21. A lidhen funksione të posaçme – të tilla si ato që lidhen me çështje të të miturve apo tregtare – me programe të posaçme trajnimi?

22. A organizon gjykata takime të rregullta të gjyqtarëve, konferenca për përmirësimin e cilësisë dhe aktivitete të tjera ku mund të marrin pjesë të gjithë gjyqtarët dhe ku kanë rast të diskutojnë – përveç çështjeve administrative – edhe çështje gjyqësore, në veçanti, ato që propozohen  nga vetë gjyqtarët?

IV.4. Shkëmbimi i njohurive, cilësia dhe ADR/ZAM

1.     A e nxit administrata e gjykatës kulturën e shkëmbimit të njohurive?

2.     A ekzistojnë burime të njohurive ligjore dhe a gjenden ato me lehtësi? 

3.     A ushtrojnë gjyqtarët dhe prokurorët ndonjë formë rishikimi nga kolegë (diskutime të çështjeve midis kolegëve), apo të mbikëqyrjes (diskutime të çështjeve me kolegë më të kualifikuar)?

4.     A është regjistrimi in-camera i pranueshëm si një burim informacioni për rishikim midis kolegësh?

5.     A marrin pjesë gjyqtarët në “grupe cilësie” në gjykatat e tyre për të diskutuar jurisprudencën e tyre në dritën e jurisprudencës së gjykatave më të larta?

6.     A marrin pjesë gjyqtarët në forume diskutimi për vendimet e tyre:

o   Me kolegë nga gjykata të tjera?

o   Me aktorë të rregullt, të tillë si avokatë?

o   Me palë të tjera të treta?

7.     A ka ndonjë politikë për të diskutuar vendime e prishura apo të hedhura poshtë?

8.     A bëhen konsultime periodike midis gjykatave të shkallëve më të ulëta dhe gjykatave të apelit?

9.     A ka mundësi të mjaftueshme për vetëtrajnim të gjyqtarëve dhe prokurorëve?

10.  A ka mundësi të mjaftueshme për të reflektuar mbi vendimet e marra nga gjyqtarët?

11.   A i kushtohet vëmendje e mjaftueshme çështjes së paanësisë dhe integritetit të gjyqtarëve? (për shembull, workshope për dilemat morale apo ngritja e një komiteti të etikës).

12.  A u mësohen gjyqtarëve teknikat e ADR-së?

13.  A mbahen çdo vit diskutime (metodike dhe të planifikuara)  për zhvillimin personal me gjyqtarët, prokurorët dhe anëtarët e stafit? A realizohen dhe ndiqen objektivat e vendosura gjatë këtyre diskutimeve? 

IV.5. Vlerësimi i politikave të burimeve njerëzore

1.     A ekzistojnë kritere për monitorimin e politikave të burimeve njerëzore (për shembull, kritere për lejen e sëmundjes, efikasitetin e studimeve, apo trajnimit, respektimin e nivelit të trajnimit të kërkuar dhe rendimentin) dhe a vlerësohet rregullisht politika e burimeve njerëzore?

2.     A vlerësohet rregullisht shkalla e kënaqjes së gjykatësve/prokurove dhe stafit (për shembull, përmes  sondazheve)?

3.     A botohen rezultatet e këtyre vlerësimeve?


Shtyllat kryesore të funksionimit të drejtësisë

Sh

Rr

Gj

Gjyq

n.z.

4.     A monitorohet progresi i arritur gjatë studimeve të vlerësimit të burimeve njerëzore (shkalla e kënaqjes së stafit në lidhje me, për shembull, ngarkesën e punës, vlerësimin dhe njohjen së performancës, mundësitë për trajnim, ecja në karrierë dhe mënyra e mbikëqyrjes)?

5.     A bëhet ndonjë vlerësim sistematik i trajnimit dhe zhvillimit të kompetencave të gjyqësorit dhe stafit?

V. MJETET E DREJTËSISË

V.1. Financat

1.     A ka ndonjë proces buxhetor që të garantojë financimin e duhur të sistemit gjyqësor?

2.     A ekzistojnë burime financiare për gjyqësorin që të jenë të mjaftueshme për të mbrojtur pavarësinë e tij?

3.     A ka standarde/norma objektive të cilësisë për nevojat financiare të gjykatave, ndërtesat e gjykatave, zyrat në gjykata, pajisjet teknike dhe sigurinë e gjykatës?

4.     A ka standarde pune dhe financiare të vendosura për të siguruar efikasitetin e gjykatave?

5.     A ka një politikë objektive për shpërndarjen e zërave të buxhetit (për shembull, shpenzime për stafin, shpenzime materiale) në gjykatë?

6.     A ka një zë të posaçëm buxhetor për sistemin e cilësisë së gjykatave?

V.2. Sistemet e informacionit

1.     A ka ndonjë politikë për përdorimin e teknologjive të informacionit dhe të komunikimit në gjykata (drejtësi elektronike, konferenca me video, shkëmbim elektronik i të dhënave, etj.)?

2.     A rishikohen dhe përmirësohen rregullisht sistemet e informacionit të gjykatave?

3.     A janë zhvillimet e sistemeve të burimeve njerëzore dhe të informacionit në përputhje dhe sipas specifikimeve (teknike) të sistemeve operative të gjykatave të tjera (pra, sistemet e informacionit për menaxhimin e  çështjeve, sistemet e informacionit për financat, etj.)?

4.     A jep informacioni i regjistruar në sistemin e menaxhimit të gjykatës një ide të përgjithshme të performancës së gjykatës?

5.     A mund të kryhet analiza e të dhënave të regjistruara në sistemin e informacionit të menaxhimit të gjykatës nga i gjithë stafi i gjykatës (ose nga staf i autorizuar), apo vetëm  stafi i specializuar (për shembull, profesionistët e TI-së) mund t’i shfrytëzojnë këto të dhëna?

6.     A janë përcaktuar rregulla për fshehtësinë e trajtimit të informacionit (për shembull: ndalimi për të futur të dhëna në sistem nga shtëpia )?

7.     A është e garantuar siguria e informacionit që përmban sistemi (nga risku i futjes së hakerave në sistem)?

8.     A ka një proces racional buxhetor për të monitoruar performancën e gjykatës dhe shpërndarjen e fondeve?

V.3. Logjistika dhe siguria

1.     A ka një njësi për prokurimin e mallrave dhe shërbimeve për gjykatat?

2.     A ka ndonjë politikë për kontraktime të jashtme?

3.     A përdor administrata e gjykatave një procedurë standard blerjesh?

4.     A përdor administrata e gjykatave një procedurë standard kontrolli për të gjitha mallrat dhe shërbimet hyrëse?

5.     A bën administrata e gjykatave një vlerësim periodik të furnitorëve?

6.     A ka administrata e gjykatave një plan afatgjatë për shpërndarjen e zyrave?

7.     A ka hartuar administrata e gjykatave një politikë për sigurinë fizike dhe të TI-së së gjykatave?


Shtyllat kryesore të funksionimit të drejtësisë

Sh

Rr

Gj

Gjyq

n.z.

8.     A ka hartuar administrata e gjykatës një politikë në lidhje me sigurinë e të gjithë aktorëve të gjykatës?

9.     A ka hartuar administrata e gjykatës një politikë në lidhje me kushtet e punës dhe të shërbimeve (të brendshme) të emergjencës?

10.  A ka një njësi për sigurinë e ndërtesave të gjykatës?

11.  A ka një njësi për sigurinë e palëve në seancat dëgjimore?

V.4. Vlerësimi i mjeteve, sistemeve të informacionit, logjistikës dhe sigurisë

1.     A ka një sistem të kontrollit të risqeve financiare dhe të tjera të lidhura me sistemet e informacionit dhe aktivitetet mbështetëse?

2.     A janë të garantuar cilësia dhe integriteti i informacionit, në veçanti, i informacionit financiar?

3.     A ka ndonjë histori incidentesh që kanë të bëjnë me sigurinë e aksesit, të njerëzve dhe të të dhënave?

4.     A është e garantuar siguria e sistemeve të informacionit?

5.     A mbulohet risku i humbjeve dhe dëmeve materiale?

6.     A menaxhohet risku i mashtrimeve dhe i përvetësimeve?

7.     A bëhet ndonjë vlerësim vjetor i shpenzimeve dhe ndikimit të këtyre shpenzimeve?

8.     A shqyrton çdo vit administrata e gjykatës nëse janë arritur rezultatet e pritshme (rezultatet mund të kenë të bëjnë me rendimentin, cilësinë dhe stafin)?

9.     A i përdor administrata e gjykatës rezultatet për të përshtatur politikën e saj dhe/ose për të amenduar procedurat e punës?



[1] Përkthimi i këtij dokumenti në gjuhën shqipe është bërë në kuadër e Projektit të Përbashkët të Bashkimit Evropian dhe Këshillit të Evropës “Mbështetje për Efikasitetin e Drejtësisë – SEJ”.

[2] I përbërë nga Daimar LIIV (Estoni), François PAYCHÈRE (Zvicër), André POTOCKI (Francë), Johannes RIEDEL (Gjermani), John STACEY (Mbretëria e Bashkuar), Kari TURTIAINEN (Finlandë), Elske Van AMELSFORT (Holandë), Mikhail VINOGRADOV (Federata Ruse); me pjesëmarrjen e Julien LHUILLIER (Francë) si ekspert shkencor dhe Jean-Jacques KUSTER (Bashkimi Europian i Sekretarëve të Gjykatave dhe Rechtspfleger) dhe Klaus DECKER (Banka Botërore) si vëzhgues.

[3] Për pyetje më të hollësishme, ju lutemi referojuni Listës së Kontrollit të CEPEJ për administrimin e kohës' (CEPEJ (2005) 12 REV): www.coe.int/cepej

[4]

[1] Pavarësisht se është plotësisht pjesë e cilësisë së punës së gjyqësorit, çështja e cilësisë së vendimeve gjyqësore nuk trajtohet këtu qëllimisht nga CEPEJ. Kjo çështje trajtohet nga Këshilli Konsultativ i Gjykatësve Europiane (CCJE) në kuadër të Opinionit të tij nr. 11 (2008).